(VIDEO) Të punësuarit në Prokuroritë publike të vendit nga sot hyjnë në grevë

(VIDEO) Të punësuarit në Prokuroritë publike të vendit nga sot hyjnë në grevë

Të punësuarit në Prokurorinë Publike, nga sot kanë hyrë në grevë. Ata kërkojnë rritje të pagës për 78 përqind dhe kthimin për  35 për qind të shtesave. Prokurorët në të gjitha 28 prokuroritë publike në Maqedoni deklarojnë se nuk do të ndalen me grevën e tyre deri në plotësimin e kërkesave.

Kryetari i Sindikatës , Tërpe Deanoski, informoi se gjatë grevës, punonjësit e prokurorive publike nuk do të punojnë e as nuk do të jenë në vendet e tyre të punës.

TRPE DEANOSKI,KRYETAR I SINDIKATËS

“Greva do të zhvillohet në sallat e mbledhjeve të prokurorive, dhomat e përbashkëta ose para godinave të Prokurorive Publike. Gjatë grevës do të kryhen vetëm punë urgjente, përkatësisht grevistët sipas rregullave ligjore do të punojnë në rastet në të cilat ka vetëm paraburgim, bastisje apo ankesa urgjente”.

Deanoski gjithashtu tha se të gjitha partive politike në Kuvend u është dërguar një amendament, me të cilin kërkohet që të sigurohen mjete për paga më të larta për punonjësit e prokurorëve në ribalancimin e buxhetit.

TRPE DEANOSKI,KRYETAR I SINDIKATËS

“Pagat në vendin tonë janë mesatarisht 22 mijë denarë,  revolta ndodhi ndërsa  vetë Qeveria e shkaktoi këtë grevë sepse diferenca në paga ishte një me gjashtë me të gjithë zyrtarët. E kuptojmë që të gjitha këto i ka vendosur Gjykata Kushtetuese dhe se është e ligjshme. Mirëpo, në të njëjtën ditë keni shkurtuar shtesat e pagave, të cilat për krimin e organizuar ishin 35 për qind, që nuk janë pak para për 22 mijë, dhe për të gjithë të tjerët është vetëm pesë për qind dhe i shkurtojnë në të njëjtën ditë dhe na la vetem me rroge”.

Sipas tyre, shtesat janë ato që na bëjnë shërbim të veçantë, ata thojnë se shtesa është për kushte të veçanta pune dhe janë ato që i  ndajnë nga shërbimet e tjera dhe për këtë ata theksojnë se  ka ndodhur një revoltë edhe më e madhe.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING