(VIDEO) Të punësuarit në fondin shëndetësorë paralajmëruan grevë nëse u ulen pagat për 21%

(VIDEO) Të punësuarit në fondin shëndetësorë paralajmëruan grevë nëse u ulen pagat për 21%

Gjithsej 831 punonjës të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të RMV-së do të dalin në grevë nëse Bordi Drejtues, sipas udhëzimeve të Qeverisë, ua zvogëlon pagat për 21%, duke llogaritur nga fillimi i muajit. Pas tetë muaj negociatash vitin e kaluar, Sindikata arriti të marrë një rritje prej 15% të pagave të punonjësve. Ata kanë marrë një rrogë me rritje, ndërsa në fillim të këtij muaji kanë marrë rekomandim nga Qeveria për uljen e të ardhurave për 21% për shkak të harmonizimit të buxhetit të miratuar. Punëtorët konsiderojnë se ulja e pagave me një përqindje më të lartë se rritja që kanë marrë në dhjetor është nën çdo dinjitet.

Branko Agjigogov kryetar i Sindikatës së Fondit të Sigurimeve Shëndetësore pranë Sindikatës së Administratës, Autoriteteve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve deklaroi se nëse pagat do të ulen ata do të aktivizojnë greva dhe do të ndërpritet funksionimi I fondit të sigurimeve shëndetësore.

BRANKO AGJIGOGOV KRYETAR I SINDIKATËS SË FONDIT TË SIGURIMEVE SHËNDETËSORE

“Zvogëlimi do të thotë që 25% e të punësuarve bien nën pagën minimale dhe 25% të tjera vijnë në pagë minimale, gjë që nuk është e lejueshme për një institucion të tillë, institucion që ka buxhetin më të madh në RMV, edhe atë të likfidueshëm. Nëse i ulin pagat, do të aktivizohet vendimi për grevë, i cili u mor në nëntor. Do të ndërpriten absolutisht të gjitha funksionet jo thelbësore të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore”.

Kryetari i Sindikatës së Administratës, Autoriteteve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve Trpe Deanoski, thotë se edhe pse nuk është karakteristikë për kryetarin e Sindikatës, ai më së paku dëshiron të ketë grevë nga ana e punëtorëve të FSSH, sepse më të prekurit do të jenë qytetarët.

TRPE DEANOSKI, KRYETARI I SINDIKATËS SË ADMINISTRATËS, AUTORITETEVE GJYQËSORE DHE SHOQATAVE TË QYTETARËVE

“Nëse një vendim i tillë merret me ulje, më vjen keq ta them, por do ta vuajnë vetëm qytetarët. Do të vuajnë njerëzit që janë në pushim mjekësor . Nuk do të punojë asgjë çfarëdo presione që  të kemi dhe çfarë presionesh të kenë punëtorët pas nesh që janë anëtarë të Sindikatës”.

Deanoski rikujtoi se Fondi është institucion i pavarur dhe Qeveria nuk ka kompetencë të kërkojë asgjë nga Fondi. “Fondi ka buxhet prej gati 46 miliardë denarëve, prej të cilëve 1,19 për % shkon për paga” tha ai.

Përfaqësues të Sindikatës dhe disa nga të punësuarit presin vendimin e Këshillit Drejtues para objektit të Fondit shëndetësor në Shkup. Ata thonë se punëtorët vijnë në punë gjatë gjithë muajit janar, edhe pse nuk e dinë se për sa rrogë punojnë, pasi rekomandimi nga Qeveria u ka ardhur më 4 janar, dhe nga atëherë  Bordi Drejtues mblidhet për të gjashtën herë për të marrë vendim.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING