(VIDEO) Taravari për përballjen me BDI: Vitin e ardhshëm kemi zgjedhje lokale!

(VIDEO) Taravari për përballjen me BDI: Vitin e ardhshëm kemi zgjedhje lokale!

VMRO – DPMNE dhe VLEN nuk janë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, të paktën deri në përfundimin e zgjedhjeve lokale. Kryeminsitri Hristijan Mickoski tha sot se, qytetarët nuk duan zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presin rezultate. Megjithëse ai tha se partia që ai drejton, është çdoherë e gatshme për zgjedhje, por fokusi i partisë siç theksoi ai duhet të jetë në punë dhe në përmbushjen e nevojave të qytetarëve.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

Kemi zgjedhje lokale vitin e ardhshëm, qytetarët në ato zgjedhje lokale do të tregojnë a nevojiten ose jo zgjedhje parlamentare. Nëse janë të nevojshme edhe zgjedhjet parlamentare, mund t’i organizojmë menjëherë pas asaj. Nëse ato thonë se qeveria e VMRO – DPMNE-së dhe koalicionit kanë karton të kuq, nëse i votojnë kryetarët e komunave nga BDI dhe LSDM, atëherë porosia është e qartë dhe ne nuk do ta injorojmë atë porosi. Kështu që, testi i parë do të jenë zgjedhjet lokave vitin e ardhshëm, nëse koalicioni Levica – LSDM – BDI e fiton koalicionin qeveritar atëherë ne skemi çfarë të diskutojmë këtu”.

Ndërkaq, Arben Taravari nga VLEN tha se, BDI duhet të fokusohet më shumë në reforma brenda partiake dhe në adaptimimin e tyre në opozitë.

ARBEN TARAVARI NGA VLEN

Sa i mbaruam zgjedhjet para 5-6 muajsh. Ne jemi të hapur të bisedojmë për të gjitha çështjet, por duihet të ketë një konsensus më të gjerë nëse vendoset të shkohet në zgjedhje . në qoftë se e ka për të matur forcat se sa është VLEN-i dhe ku është BDI-ja, unë mendoj se vitin e ardhshëm kemi zgjedhje lokale, kështu që ka më shumë gjëra që i shohim në takim me popullin”.

Duke komentuar deklaratën e lidërit të BDI-së Ali Ahmeti, i cili tha se nëse preket gjuha shqipe do të ketë destabilizim të vendit, Taravari tha se Ahmeti duhet duhet të brengoset për këtë gjë, pasi nuk rrezikohet aspak gjuha shqipe dhe vazhdon të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING