(VIDEO) Taravari: Mërgimtarët kanë dhënë kontribut të madh në secilin prej procesve të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut

(VIDEO) Taravari: Mërgimtarët kanë dhënë kontribut të madh në secilin prej procesve të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut

Kandidati për president, Arben Taravari  së bashku me kandidatët për deputetë,  të mbështetur nga VLEN, aktivitetet e tyre i kanë vazhduar në diasporë, respektivisht në Berlin, ku kanë takuar mërgimtarët që jetojnë atje.  Taravari, nga tubimi qendror theksoi se asnjë proces politik nuk është bërë pa diasporën andaj edhe kësaj radhe ai tha se diaspora do të sensibilizohet për të bërë ndryshimin politik më 24 prill dhe 8 maj.

ARBEN TARAVARI, VLEN

“Nuk ka pasur proces të rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut që është bërë pa diasporën, duke u nisur nga lëvizja e parë politike. Universiteti i Tetovës, ishte projekt i pamundur pa përkrahjen e diasporës, gjithashtu deri tek vendosja e kësaj partie që tani është në pushtet, sikur që tani jeni të përkushtuar nga diaspora për ta ndryshuar këtë parti. Dy herë kam garuar në Gostivar dhe ka ardhur një numër i konsideruar i mërgimtarëve. Ata sensibilizojnë popullatën dhe tregojnë se sa është e rëndësishme të votohet për t’u bërë ndryshimi”.

Ndërkaq, bartësi i listës numër 1 nga VLEN, Izet Mexhiti, tha se tani është momenti historik për ndryshime në skenën politike shqiptare pas disa dekadash, me siç tha,  opozitën e bashkuar dhe Vetëvendosjen. Mexhiti tha se mërgata e ka mposhtur Jugosllavine dhe sipas tij, të njejtit dë ta mposhtin edhe BDI-në.

IZET MEXHITI, KANDIDATË PËR DEPUTET NGA VLEN

“Lëvizjet e para kryengritëse e politike kanë nisur nga mërgata, si për mposhtjen e Jugosllavisë e për Pavarësinë e Kosovës e po kjo mërgatë do ta dënoj BDI-në që kundërshton Kosovën dhe koketon me Vuçiçin”.

Ai gjithashtu ka thënë se BDI-ja ka devijuar rrugën dhe se i pengon Kosova dhe prania e saj në Maqedoni të Veriut.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING