(VIDEO) Taravari: Gostivari gjithmonë e ka mposhtur BDI-në

(VIDEO) Taravari: Gostivari gjithmonë e ka mposhtur BDI-në

Partitë opozitare shqiptare të bashkuara në VLEN, aktivitet e tyre, në kuadër të fushatës presidenciale dhe parlamentare, i kanë vazhduar në Gostivarë. Kandidati për President , i mbështetur nga VLEN, Arben Taravari, në fjalimin e tij tha se Gostivari që nga viti 2016 ka mposhtur BDI-në dhe se edhe në këto zgjedhje, Taravari tha se fitorja e VLEN-it do të jetë me diferencë të madhe. Taravari poashtu deklaroi  se opozita e bashkuar shqiptare do ta sjellë ndryshimin e shumëpritur te shqiptarët.

ARBEN TARAVARI,KANDIDAT PËR PRESIDENT

“Fitoret këtu nga Gostivari prej vitit 2016 radhiten njëra pas tjetrës, dhe nuk ka dyshim se përsëri në Gostivar do të fitohet me 24 prill, vetëm se nuk e di diferencën. Ende jam në dyshim nëse në Gostivar do të fitojmë me 5.000, 6.000 ose 7.000 diferencë ndaj kundër-kandidatit tonë”.

Ndërkaq, bartësi i listës nga VLEN, i cili do garonë në njësin zgjedhore numër 2, Afrim Gashi, tha se kryefjala e angazhimit politik të koalicionit VLEN është pikërisht drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit.

AFRIM GASHI,BARTËS LISTE NË NJËSIN ZGJEDHORE NUMËR 2

“Andaj sonte nga Gostivari, dua ta përmendi vetëm një shtyllë të programit zgjedhorë, kjo është drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit, këto të dyja shkojnë bashkë, sepse lufta kundër korrpusionit bëhet vetëm me drejtësi, ndërsa drejtësia e mirë garantohet vetëm kur nga sistemi gjyqësorë eliminohet korrpusioni”.

Sot në Shkup me fillim në ora 20:30, në sheshin e Skenderbeut, VLEN do të mbajë tubimin qendrorë dhe përfundimar për fushatën parazgjedhore presidenciale.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING