(VIDEO) Stojançe Angellov paralajmëron: Unë me shokët e 2001-it do ta mbrojmë kryqin!

(VIDEO) Stojançe Angellov paralajmëron: Unë me shokët e 2001-it do ta mbrojmë kryqin!

Pas reagimeve  të partive shqiptare, të cilët kërkuan të  hiqet kryqi në Kodrën e Diellit,i cili u vendos disa më parë, vjen edhe kërcënimi ndaj tyre  nga  Drejtori i Qendrës së Menaxhimit të Krizave, Stojançe Angellov. Sipas tij, reagimet për kryqin 15 metra në oborrin e kishës në “Kodër të Diellit”, jo vetëm që janë të ekzagjeruara në të gjitha bazat, por edhe shprehje e mosrespektimit, hipokrizisë ekstreme dhe standardeve të dyfishta nga ana e faktorëve politikë shqiptarë në Maqedoni.

STOJANÇE ANGELLOV, DREJTOR I QENDRËS SË MENAXHIMIN TË KRIZAVE

“Është bukur të ruash qetësinë, është mirë të mos biesh në provokime, por lind pyetja, çfarë do të ndodhë më pas nëse nuk bëjmë rezistencë agresive nga pala jonë maqedonase?Ndaj i paralajmëroj faktorët politikë shqiptarë në vend, pa përmendur fjalët “heqje” apo “rrënim” në të njëjtën fjali me kryqin në Koder te Diellit. Ndryshe, unë si qytetar me disa shokë të mi të vitit 2001 do të organizojmë mbrojtjen e tij.Dhe ju përpiqeni ta rrëzoni atë”.

Angellov thotë se duhet të kemi parasysh se jetojmë në një periudhë kur “Kodra e Diellit” po vlon nga objektet e ndërtuara pa leje, në një periudhë kur në “Kodër të Diellit” është ndërtuar ilegalisht edhe një xhami katërkatëshe me një minare 20 metra, në një periudhë kur disa monumente, kulla e “muze” të UÇK-së, disa prej tyre të “zbukuruara” me harta të Shqipërisë Etnike.

Vendosja e ktij kryqi ka shkaktuar reagime të shumta dhe kundërshtim nga partitë politike shqipate dhe organizime qytetare në vend.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING