Katër ndeshje, katër humbje: Maqedonia mbyll ciklin me humbje ndaj Zvicrës
Maqedonia e Veriut pësoi humbje 3-0 ndaj Zvicrës në Lucern, duke e mbyllur ciklin e Ligës së Kombeve me katër humbje në katër ndeshje.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 43-të, kur Fabian Rieder shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen maqedonase dhe shënoi për 1-0.
Në pjesën e dytë, Zvicra shënoi edhe dy herë. Johan Manzambi realizoi në minutën e 74-të për 2-0, ndërsa Dan Ndoje vulosi fitoren në minutën e 81-të, pas një tjetër gabimi të mbrojtjes.
Maqedonia pati disa mundësi për gol, por nuk arriti t’i shfrytëzonte. Në fund, skuadra e Goce Sedlloskit e mbylli këtë cikël pa pikë dhe pa asnjë gol të shënuar.

