(VIDEO) Stjuart Piç: Qeveria duhet të tregojë se po merret me korrupsionin

(VIDEO) Stjuart Piç: Qeveria duhet të tregojë se po merret me korrupsionin

Të gjithë politikanët e RMV-së duhet të mendojnë mirë çfarë është në interes më të mirë për shtetin dhe për qytetarët. Është koha që të gjitha aktorët politikë të ndihmojnë në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Kështu porositi përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, lordi Stjuart Piç.  Në një intervistë për MIA ai tha se qytetarët e Maqedonisë së Veriut e perceptojnë korrupsionin si një ndër problemet kyçe në vend dhe Qeveria duhet të dëshmojë se po ballafaqohet me këtë problem.

Lordi Stjuart Piç

“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut e perceptojnë korrupsionin si problem kryesor në vend. Qevveria duhet të dëshmjë se po ballafaqohet me këtë problem. Të kesh një sistem të pavarur për emërime të bazuara në merita, për shembull proces zgjedhor transparent të personave në pozita kyçe, përfshirë edhe gjykatësit, anëtarët e Komisionit për Luftë Kundër Diskriminimit dhe persona në pozita të larta udhëheqëse paraqet fillim të mirë, së bashku me nevojën për transparencë dhe llogaridhënie në shumë institucione publike”.

Piç këtë javë ishte për vizitë në Shkup dhe pati takime me krerët shtetëror. Ai thotë se, Mbretëria e Bashkuar mbështetë agjendën ambicioze të reformave të Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe reformat që duhet të zbatohen për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian.

Duke folur për ndryshimet kushtetuese, ku për momentin nuk është siguruar shumica e nevojshme prej dy të tretave, Piç tha se do të ishte e pandershme ndaj qytetarëve të vendit që të prolongohet rruga evropiane në të cilën qeveritë e ndryshme kanë punuar shumë gjatë shumë viteve.

Lordi Stjuart Piç

“Kjo nuk duhet të shihet si fitore vetëm e Qeverisë që është në pushtet tani, ajo është ftore e të gjitha qeverive paraprake dhe para së gjithash për qytetarët maqedonas. Jemi të vetëdijshëm se rruga nuk ka qenë e lehtë dhe se ka pasur shumë pengesa gjatë viteve dhe për këtë i inkurajoj të gjithë politikanët të mos lejojnë që politika të ndikojë ndaj njërit prej qëllimeve më të rëndësishme strategjike që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut. Nevojitet përpjekje e përbashkët që Maqedonia e Veriut të arrijë anëtarësimin më se të merituar në BE”.

 

Ai shprehi shqetësim për tensionet e fundit në raportet bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por është i bindur se ka shkallë të ndjeshme të vullnetit të mirë te të gjitha palët dhe beson se do të gjendet zgjidhje. /SHENJA/

 

MARKETING