(VIDEO) Specializantët privatë pezullojnë përkohësisht grevën

(VIDEO) Specializantët privatë pezullojnë përkohësisht grevën

Specialistët privatë sot kanë pezulluar përkohësisht grevën e përgjithshme. Këtë deklaruan se e bënë për shkak të pacientëve, ndjeshmërisë së periudhës dhe punës së vështirë të klinikave. Мirëpo, për çdo të martë në pushimin e tyre, do të dalin në parkun përballë klinikave të brendshme për të kujtuar se kërkesat e tyre duhet të realizohen.

Mjekja Hristina Ilioska Ceslaroska, specialiste private e mjekësisë interne, theksoi se qëllimi i grevës nuk ka të bëjë me ndonjë motivim politik. Ceslarovska shtoi se nuk do të dorëzohen derisa të zgjidhen kërkesat e tyre dhe se pas zgjedhjeve do të kërkojnë zgjidhjen e problemeve.

Hristina Ilioska Cesllaroska, specialiste private e mjekësisë interne

 “Në shenjë revolte që kërkesat e tona që nuk janë pranuar ende, specialistët privatë nga java e ardhshme, çdo të martë në pushimin e tyre në orën 11:00, do të mblidhen në parkun përballë Klinikave të Brendshmepër të treguar se ne jemi këtu, ekzistojmë dhe se presim që problemet tona të zgjidhen”

Ndërkaq, kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Specialistë, doktoreshë Aleksandra Gorgieva, theksoi se ndalimi i përkohshëm i grevës nuk do të thotë heqje dore nga asnjë kërkesë.

Aleksandra Georgieva, kryetare e Shoqatës së Mjekëve Specialistë

“Sot më 22 prill asnjë nga kërkesat për specialistët privat nuk është realizuar, ato përsëri sot janë pa sigurim shëndetësor, pa rritje të pagës dhe pa garantimin e zgjidhjes së problemit të tyre përfundimisht, respektivisht punësimin e tyre në institucione. Pezullimi i përkohshëm i grevës ka për qëllim që punonjësit shëndetësor të kryejnë obligimet e tyre pa pengesa.”

Georgieva shtoi se nga të dhënat që kanë tregojnë se 70 përqind e studentëve në Fakultetin e Mjekësisë në mënyrë aktive mësojnë gjermanishten, që sipas saj kjo nuk është rastësi. Sipas Statistikave të Shoqatës së Mjekësisë së Maqedonisë, çdo vit nga vendi largohen mbi 250 mjekë, që është e barabartë me numrin e studentëve të regjistruar në Fakultetet e Mjekësisë.

Përndryshe, specialistët privatë javën e kaluar dolën në grevë duke kërkuar paga më të larta, sigurim shëndetësor falas dhe rregullim të statusit të punës ku në seancën e së martës, qeveria vendosi që statusi i specialistëve privatë të vendoset pas zgjedhjeve me projekt-zgjidhje ligjore që do të parashikojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre të përgjithshme. /SHENJA/

 

MARKETING