(VIDEO) Skandali në fakultetin filozofik, Janevska: Nëse shfuqizohet regjistrimi, shfuqizohen edhe diplomat

(VIDEO) Skandali në fakultetin filozofik, Janevska: Nëse shfuqizohet regjistrimi, shfuqizohen edhe diplomat

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot deklaroi se situata me Fakultetin Filozofik është shumë e ndërlikuar dhe se ajo nuk është kompetente të tregojë nëse dikush nga do të mbajë përgjegjësi. E pyetur nëse do të shfuqizohen diplomat dhe masteret, ajo tha se ende e pret raportin, por nëse shfuqizohet regjistrimi vijon edhe shfuqizimi i diplomave.

VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT

Për kërë ekzistojnë institucione tjera në vend. Shpesoj se ajo procedurë do të rrjedhë ashtu siç duhet. Do të doja të besojë se ky është një rast i izoluar dhe se nuk është bërë në mënyrë tendencioze, por pikërisht për shkka të kësaj institucionet tjera do ta thonë fjalën dhe si do të vërtetojnë ata ashtu edhe do të jetë”.

Udhëheqësia e Fakultetit Filozofik pranë Universitetit “Shën Cirili e Metodi” të martën njoftoi se shtatë studentëve në studime master dhe katër në studime universitare në Fakultetin Filozofik pranë USHCM – Shkup, studimet dippmike të të cilëve ishin trevjeçare, u anulohet regjistrimi dhe statusi i studentit, gjegjësisht u ndërpritet studimi. Ata theksuan se i respektojnë dhe i zbatojnë konkluzionet e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, i cili gjatë kryerjes së konrollit ka konstatuar parregullsi gjatë regjistrimit të këtyre studentëve në studime master dhe doktoraturë dhe e ka marrë vendimin për ndërprerje të studimeve.

Dekani i Fakultetit të Filozofisë, prof. d. Oliver Bakreski, tha se studentët nuk janë pa diplomë, por se nuk po respektohet ligji, i cili përcakton që vetëm me studime akademike, por jo me studime profesionale, ata mund të vazhdojnë studimet në cikle më të larta. Në këtë rast, studimet profesionale trajtoheshin njësoj si ato akademike, gjë që u lejonte studentëve të regjistroheshin në studime të ciklit të dytë dhe të tretë, megjithëse kjo nuk vlen për këtë lloj studimesh sipas ligjit ende në fuqi nga viti 2018.

Studenti i parë i studimeve pasuniversiter me studime trevjeçare diplomike është regjistruar në vitin 2019. Deri më tani nuk ka doktoruar snjë, ndërsa kanë magjistruar tetë persona në studime universitare njëvjeçare./SHENJA/

MARKETING