(VIDEO) Situata në Lindjen e Mesme, nëntë shtetas të RMV-së do të evakuohen nga Izraeli

Pas përshkallëzimit të luftës ndërmjet Izraelit dhe Iranit, ka folur sot kryeminsitri, Hristijan Mickoski, i cili informoi se 9 shtetas të Maqedonisë janë paraqitur për evakuim nga Izraeli, ndërsa tha se të gjithë janë mirë. Fillimisht Mickoski tha se do të dërgohen në Egjipt, pastaj do të merren me avion të qeverisë dhe do t’i sjellin këtu.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Po, vazhdimisht jam në komunikim me ministrin për punë dhe tregti të jashtme, Mucunskin. Edhe dje edhe sot në kemi biseduar, tashmë po organizohet për ata që duan ta lëshojnë Izraelin dhe të vijnë në shtëpi në Maqedoni, do të angazhohet avioni i qeverisë. Po bëhen përpjekje për evakuim në vendet fqinje, me shumë gjasa do të jetë në Egjipt, po bëhet listë. Për momentin janë paraqitur 9 dhe pres sot ose nesër të nisë evakuimi”.
Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, disa ditë më parë konfirmuan se nuk ka shtetas të Maqedonisë së Veriut të lënduar, por apelon që udhëtimet drejt Izraelit, Iranit dhe Libanit të shtyhen. Ata informuan se janë aktivizuar linjat e ndihmës për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që ndodhen në rajon, ndërsa është formuar edhe një shtab për krizën që mund të koordinojë evakuime nëse nevojitet.
Samir Mustafa /SHENJA/