(VIDEO) Sindikatat bëhen bashkë për të protestuar më 1 maj

(VIDEO) Sindikatat bëhen bashkë për të protestuar më 1 maj

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut (LSM) dhe Konfederata e organizatave sindikale të Maqedonisë së Veriut (KOSM) sot bënë thirrje të përbashkët për të gjithë punëtorët që të bashkohen me sindikatat për të dalë më 1 maj në protestë.  Ashtu siç  kanë informuar ata protesta do të fillojë në orën 11 para Shtëpisë së punëtorëve me moton “Ne punëtorët”.

MARKETING

Description of image

Siç informojnë nga LSM-ja, për këtë, është dakorduar në takimin e përbashkët të kryetarit të LSM-së Sllobodan Trendafilov dhe sekretarit të Këshillit të LSM-së Zllatko Cvetkovski me kryetarin e KOSM-it Marjan Risteski dhe sekretarin e përgjithshëm të KOSM-it Goce Dellçev Todev.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut (LSM)

“LSM dhe KOSM dëgjuan kërkesat e punëtorëve për nevojën e bashkimit të sindikatave dhe këtë vit së bashku organizojnë protestën e punëtorëve në Ditën ndërkombëtare të punës, 1 maj. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dhe Konfederata e organizatave sindikale të Maqedonisë së bashku dalin në protestën e punëtorëve më 1 maj me moton “Ne punëtorët”.

Kujtojmë që shkaku i kësaj proteste të LSM-së është kthimi i shpenzimeve të ushqimit dhe transportit, ku siç ata thonë, është një e drejtë e tyre e humbur në vitin 2009, për shkak të sistemit të llogaritjes së pagës bruto në Maqedoni.

Ata theksojnë edhe objektivat e tyre, ku kërkojnë kthimin e shpenzimeve për ushqim dhe transport në vlerë prej 20% të pagës mesatare dhe rritje të pagës minimale, në të paktën 450 euro, tashmë në 100 ditët e para të qeverisjes së re. /SHENJA/

 

 

MARKETING