(VIDEO) Sindikata: Dhuna ndaj punjonjësve shëndetësor po merr përmasa të mëdha

(VIDEO) Sindikata: Dhuna ndaj punjonjësve shëndetësor po merr përmasa të mëdha

Dhuna ndaj punjonjësve shëndetësor po merr përmasa të mëdha dhe për ndalimin e saj kërkohen zgjidhje sistematike që do të zbatohen në nivel kombëtar dhe në nivel të institucioneve shëndetësore, thekson Oda e Mjekëve me rastin e 12 Marsit, Ditës evropiane të ndërgjegjësimit kundër dhunës ndaj punjonjësve shëndetësorë, e cila shënohet për të pestën herë këtë vit.

Kryetarja e Odës së Mjekëvе, Kalina Grivçeva Staedelova, e konisderon të papranueshme çdo formë dhunë ndaj mjekëve dhe punjonjësve tjerë shëndetësorë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për dhunë fizike apo verbale, dhe për këtë duhet të ketë zero tolerancë.

KALINA GRIVÇEVA STARDELOVA, KRYETARE E ODËS SË MJEKËVE

“Të gjithë duhet të insistojmë në zero tolerancë për çdo lloj sjelljeje agresivë apo të dhunshme dhe ta raportojmë pa përjashtim. Është e nevojshme që mjekët të ndihen të sigurt në vendin e tyre të punës në mënyrë që të trajtojnë pacientët pa problem”.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, me rastin e kësaj ditë theksoi se dhuna ndaj punjonjësit shëndetësor është  e palejueshme dhe e dënushme me ligj.

ILIR DEMIRI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Punjonjësit shëndetësorë duhet të ndihen të sigurt në vendin e tyre të punës në mënyrë që të na ofrojnë kujdes shëndetësor. Të dhënat e Odës së Mjekëve thonë se 78% e mjekëve kanë raportuar se kanë qenë të ekspozuar ndaj dhunës verbale. Në shoqëri duhet të ketë zero tolerancë ndaj dhunës së punjonjësve shëndetësorë sepse dhuna ndja mjekëve përbën rrezik edhe për kujdesin ndaj pacientëve”.

Në vitin 2023 janë bërë ndryshime në Kodin Penal, ku dhuna ndaj punjonjësve të shëndetëissë është dhunë ndaj zyrtarëve dhe përbën krim. Oda u bën thirrje mjekëve që të denoncojnë incidentet e dhunshme në polici dhe më pas t’i dorëzojnë infromacionet Odës.

Në një anketë të kryer nga Oda e Mjekëve dy vjet më parë, 78 për qind e mjekëve raportuan se ishin të ekspozuar ndaj një forme dhunë në vendin e punës. Prej tyre, 80 për qind janë ekspozuar ndaj dhunës verbale, ndërsa 6.8 për qind kanë përjetuar dhunë fizike. Pothuajse 70 për qind e sulmeve nuk raportohen fare. Ndërsa, në vitin 2017, në bashkëpunim me odat e tjera mjekësore si dhe me Ministrinë e Shëndetësisë, është nënshkruar Deklarata-Ndal dhunës ndaj punjonjësve shëndetësorë. Një nga parimet e Deklaratës ishte zhvillimi i strategjive dhe planeve në nivel kombëtar dhe në nivel të objekteve shëndetësore për parandalimin e dhunës ndaj punonjësve shëndetësorë. Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING