(VIDEO) Sindikalistët e Fondit Shëndetësor paralajmërojnë grevë nëse u ulen pagat

(VIDEO) Sindikalistët e Fondit Shëndetësor paralajmërojnë grevë nëse u ulen pagat

Të punësuarit në njësitë rajonale të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore do të dalin në grevë nga e hëna. Organizata sindikale e Sindikatës së punëtorëve nga administrata, autoritetet gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve pranë Fondit të Sigurimeve Shëndetësore njofton se do të kryhen vetëm punët e tilla si regjistrimi i një të mituri si anëtar në sigurim, rregullimi i sigurimit të një personi të shtruar në spital dhe trajtimi jashtë vendit për raste urgjente. Për pranimin e dokumenteve, siç bëjnë me dije Sindikata, në njësitë rajonale do të jetë vetëm një punonjës.

SINDIKATA E PUNËTORËVE NGA ADMINISTRATA, AUTORITETET GJYQËSORE DHE SHOQATAT E QYTETARËVE

“Duam të falënderojmë qytetarët dhe mjekët e shëndetësisë publike dhe private për mbështetjen dhe mirëkuptimin e deritanishëm, të cilët mbështesin punonjësit në kërkesat e tyre dhe janë në krah të punonjësve të fondit të sigurimeve shëndetësore dhe e kuptojnë problemin e tyre të pagave”.

Nga 9 janari, me rekomandim të Qeverisë kërkohet një ulje prej 21 % për  pagat e punëtorëve në FSSH. Të hënën punonjësit e FSSH u mblodhën para ambienteve të fondit dhe shprehen pakënaqësi për uljen e mundëshme të pagave të tyre. Siç deklaroi kryetari i sindikatës të hënën, vendimi për uljen e pagave do të prekë 831 punonjës të FSSH dhe nëse do të ketë ulje të pagave, 25 % do të marrin paga nën pagën minimale dhe 25% do të marrin pagë minimale. Të marten nga Мinistria e Financave thanë se nuk bëhet fjalë për ulje të pagave të punonjësve të FSSH-së, por po bëhen përpjekje për t’i rritur sërish, gjë që do të shkaktojë implikime fiskale në buxhetin e Fondit, siç thanë ata. Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING