(VIDEO) Siljanovska: Të bashkohemi për një shtet të begatë europian

(VIDEO) Siljanovska: Të bashkohemi për një shtet të begatë europian

Maqedonia e Veriut feston 11 Tetorin, Ditën e Kryengritjes Popullore, kur populli ishte ngritur në kryengritje të armatosur kundër fashizmit në vitin 1941. Me këtë rast edhe aktorët kryesor politik maqedonas uruan këtë festë, kryesisht në rrjetet e tyre sociale.

Të parët tanë u bashkuan dhe së bashku arritën atë që nuk mundën ta arrinin veçmas – shtetin e lirë maqedonas, thotë presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova në facebook.

GORDANA SILJANOVSKA DAVKOVA, PRESIDENTE

Ju ftoj që të tejkalojmë ndasitë e ndërsjella dhe të bashkohemi në luftën e përbashkët për një shtet të begatë evropian dhe për një shoqëri të drejtë maqedonase”.

Duke uruar festën, kryeparlamentari Afrim Gashi, ftoi qytetarët e të gjitha bashkësive etnike, për bashkim për një të ardhme më të mirë.

Afrim Gashi, kryetar i Parlamentit

Si një brez i ri politikanësh, ne e kemi përgjegjësinë ta vazhdojmë luftën e drejtë – sot luftojmë për standarde më të mira, për prosperitet, për një të ardhme evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë betejë, mund të kemi sukses vetëm nëse jemi të bashkuar dhe të unifikuar”.

Kryeministri Hristijan Mickoski në facebook shkroi se nëse gjyshërit tanë kanë pasur për qëllim çlirimin e vendit, qëllimi ynë është zhvillimi i Maqedonisë.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Këtë vit ne përkujtojmë 83 vjet sfidë dhe dëshirë për një Maqedoni të lirë. Fryma e sfidës së popullit që u demonstrua në 11 tetor vazhdon edhe sot, është një forcë shtytëse për ndryshim dhe një të nesërme më të mirë”

Kryetari i LSDM-së, përmes një video theksoi se historia dhe idealet e partizanëve mbeten të gdhendura në rrënjët e kombit

VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË

83 vjet më parë, populli maqedonas, së bashku me bashkëqytetarët tanë nga të gjitha bashkësitë etnike, bëri një hap historik në luftën për liri dhe shtetin e vet. Partizanët maqedonas udhëhoqën një lëvizje që u shndërrua në një luftë popullore dhe krijuan një ushtri të fortë maqedonase”.

Për nderë të festës së 11 tetorit, në vend u zhvilluan edhe një sërë aktivitetesh.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING