(VIDEO) Siljanovska: Nëse marr mandatin, Maqedonia e Veriut nuk do të nënçmohet!

(VIDEO) Siljanovska: Nëse marr mandatin, Maqedonia e Veriut nuk do të nënçmohet!

Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të fushatës ka mbajtur tubim  në Kriva Pallankë, nga ku ka deklaruar se në duart e qytetarëve është procesi i ndryshimeve në vend. Ajo u zotua se nëse merr mandatin, Maqedonia e Veriut nuk do të nënçmohet.

GORDANA SILJANOVSKA DAVKOVA, KANDIDATE PËR PRESIDENTE

“Ky pushtet nuk krijon politika racionale. Të krijonte ne nuk do të ndjeheshim të nënçmuar. Para se të vendosni, shtroni pyetjen – a jetoni më mirë? A jeni krenarë me këtë qeverisje? A mendoni se janë krenarë me Maqedoninë nëse druajnë ta shqiptojnë këtë emër? A janë krenarë me ata që dhanë jetën për Maqedoninë, por veprojnë në kundërshtim me interesat shtetërore dhe kombëtare dhe sipas interesave personale dhe të oligarkëve. Po vjen ora e largimit të këtij pushteti të delegjitimuar”.

Entuziazmi po kthehet dalëngadalë te qytetarët tanë, të gjithë i bashkohen idesë së Maqedonisë suaj dhe të gjithë i bashkohen VMRO-DPMNE-së. Kështu deklaroi bartësi i listës në njësin zgjedhore numër 3 nga VMRO-DPMNE, Dragan Kovaçki, në një takim me qytetarët e Shtipit.

DRAGAN KOVAÇKI, BARTËS LISTE NË NJËSIN ZGJEDHORE NUMËR 3 NGA VMRO-DPMNE

“I ftoj të gjithë qytetarët të na bashkohen masivisht më 24 prill për të votuar për numrin 2 që Gordana Siljanovska Davkova të jetë presidente e Maqedonisë, e më pas më 8 maj Hristijan Mickoski dhe në njësinë zgjedhore 3 të fitojmë një fitore të madhe për VMRO-DPMNE dhe për Republikën e Maqedonisë”.

Ndërkaq, kryetari i kësaj partie Hristijan Mickoski, gjatë një fjalim të mbajtur gjatë ditës së djeshme, kërkoi nga komuniteti maqedonas, që pikërisht në këtë njësi zgjedhore, partia shqiptare BDI, mos të fitojë asnjë deputet.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING