(VIDEO) Siljanovska dhe Pendarovski përballen në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

(VIDEO) Siljanovska dhe Pendarovski përballen në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Nga ora shtatë  e mëngjesit deri në orën 19 të mbrëmjes,  ditën e  djeshme qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë votuar për president të shtetit. Sot, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar rezulatatet e votave të përpunuara nga gjithsej 99.03 për qind e të githë votave të grumbulluara.

Sipas rezultateve, kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovsa prinë me numrin më të madh të votave me gjithsej 362.682, ose 40.08 për qind, ndërsa,  kanidati i social demokratëve, Stevo Pendarovski  ka arritur të grumbullojë 180.306 ose 19.93 për qind të votave. Në kampin shqiptarë kandidiati i Frontit Evropian, Bujar Osmani, ka arritur të grumbullojë 120.903 vota ose 13.36 për qind të votave,  kurse Arben Taravari, kandidat i kooalicionit VLEN, ka arritur të marrë 83.356 ose 9.21 për qind të votave.

Më pas, kandidati i lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski ka marrë 83.787 ose 9.26 për qind të votave, Biljana Vankovska-Cvetovska, e mbështetur nga partia “E Majta” ka marrë 41.172 ose 4.55 për qind të votave, dhe në fund, kandidati i partisë GROM, Stevçe Jakimovski ka marrë 8.103 ose 0.90 për qind të votave.

Me rezultatet e dritanishme  me përparsi prej mbi 180.000 vota, kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, hynë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ku do të përballet me presidentin aktual Stevo Pendarovski, kandidat i LSDM-së, ku të njëjtit ishin rivalë të garës për president edhe në zgjedhjet e fundit para pesë viteve, respektivisht më 2019-ën.

Shtatë kanidiatë garuan në raundin e parë, në mesin e të cilëve edhe dy shqiptarë, të cilët nuk ia dolën të fitonin votat e mjaftueshme për ta siguruar balotazhin.

Në dallim prej zgjedhjeve të fundit presidenciale, para pesë viteve,  dalja e qytetarëve për të votuar në këto zgjedhje ishte më e madhe, me gjithsej 48.38 për qind, kurse atëherë ishte 41.67 për qind.

Nga numri i përgjithshëm i fletëvotimeve, 789.031 ishin të vlefshme, ndërsa 21.946 të pavlefshme. Të drejtë vote kanë pasur 1.814.317 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore, me gjithsej 3.480 vendvotime.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presdenaciale do të mbëht më 8 maj, sëbashku me zgjedhjet parlamentare.

Zgjedhjet presidenciale të 24 prillit shihen si test i rëndësishëm për paritë politike, pasi ato u bajtën pak jave para zgjedhjeve parlamentare të majit.

Këto janë zgjedhjet e shtata të drejtpërdrejta presidenciale që nga pavarësia e vendit.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING