(VIDEO) Siguria në trafik, Shukova kërkon dorëheqjen e Toshkovskit

(VIDEO) Siguria në trafik, Shukova kërkon dorëheqjen e Toshkovskit

 

Pas kaq shumë viktimash, vrasjesh, dhunës dhe kolapsit të plotë të sistemit të sigurisë, lind një pyetje: çfarë tjetër duhet të ndodhë që Pançe Toshkovski të marrë përgjegjësi morale dhe të japë dorëheqjen? Kështu pyesin nge LSDM-ja opozitare, të cilët kërkojnë përgjegjësi dhe dorëheqje të ministrit të punëve të Brendshme Pançe Toshkovskit.

Kaja Shukova, LSDM

Se nuk ka moral, se nuk ka sistem-qytetarët këtë ka kohë që e dijnë. Por, viktimat po bëhen shumë. Shumë jetë njerëzore janë humbur, shumë familje janë shkatërruar, shumë tragjedi janë konfirmim se Ministria e Brendshme nuk po funksionon, as si parandalim dhe as si mbrojtje”.

Ajo përmendi 37 vjeçaren e vrarë nga Shkupi, rastet e shtuara të dhunës në familje, gruan që u hodh nga ballkoni me vajzën e saj si pasoj e dhunës në familje, vrasësin serik nga Staro Nagoriçani, tragjedinë në diskotekën në Koçan, 5 tonët drogë që kaluan kufirin e raste të tjera.

Kaja Shukova, LSDM

Kjo është dëshmi e kolapsit të plotë të sistemit të sigurisë. Sistemi është vënë në funksion të mbrojtjes së qeverisë, në vend të qytetarëve. Përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi Ministrin Pançe Toshkovski. Policia është partizuar me ndryshimet në Ligjin për Ministrinë e Brendshme dhe është shndërruar në një instrument për mbrojtjen e grupit kriminal VMRO-së”.

Shukova thotë se shteti nuk është i sigurtë, institucionet nuk janë funksionale dhe qytetarët janë lënë vetëm. 

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

 

MARKETING