(VIDEO) Shtyhet për më 24 qershor raporti i progresit për RMV-në

Votimi për raportin e RMV-së në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian është shtyrë për më 24 qershor. Kjo u bë me sugjerim të eurodeputetit dhe raportuesit për Maqedoninë e Veriut, Thomas Weitz. Ky i fundit tha se qëllimi i kërkesës është t’u japë eurodeputetëve, veçanërisht atyre nga grupet parlamentare të krahut të djathtë Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë dhe Evropaës së Kombeve Sovrane, mundësinë për të përditësuar regjistrat e tyre të lobimit. Ai iu drejtua eurodeputetit bullgar Ivaylo Valchev nga partia “Ka një Popull të Tillë”, e cila është anëtare e ECR, duke theksuar se ai vetë kishte njoftuar tre takime lobimi.
MARKETING
Thomas Weitz, raportuesi për Maqedoninë e Veriut
“Ky është një raport i Parlamentit Evropian dhe Bashkimit Evropian. Ky raport nuk ka qëllim dhe nuk synon të zgjidhë çështjet dypalëshe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, ne e dimë se bëhet fjalë edhe për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe, le të themi, për sundimin e ligjit, trajtimin e komuniteteve minoritare e kështu me radhë. Prandaj, do të doja të kërkoja një shtyrje të votimit për këtë raport deri më 24 qershor”.
Ëeitz theksoi se kishte qenë dëshmitar i debateve të forta politike rreth raportit, por se ai absolutisht qëndron pas dokumentit, në negociatat dhe kompromiset e të cilit, siç tha ai, ishin të përfshira të gjitha grupet parlamentare në PE-së.
Drafti i raportit të progresit për vendin për vitin 2023 dhe 2024, i përgatitur nga eurodeputeti Weitz, duhej të ishte në seancën e sotme të Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian. Në dokument ai bën thirrje për përparim të shpejtë në negociatat dhe zbatimin e ndryshimeve kushtetuese. Përveç kësaj, draft-dokumenti përmban disa referenca për njohjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/