(VIDEO) Shtrenjtimi i derivateve – Qytetarët të revoltuar, kërkojnë masa lehtësuese
Çmimet e reja të derivateve kanë goditur ndjeshëm xhepat e qytetarëve. Një tjetër rritje nënkupton një tjetër goditje për buxhetin e tyre familjar. Të pyetur rreth çmimeve aktuale të derivateve e sidomos dizelit qytetarët plot revoltë shprehen kështu:
QYTETAR
“Katastrofë, katastrofë. Shumë të larta, pagat minimale”.
QYTETAR
“Për çmimet e reja janë katastrof, mjerim është për këtë popull, politikanët tonë janë katastrof, nuk kanë kujdes ndaj popullit tonë që shumica janë të pa punë, me rroga të dobëta. Partitë tona shqipëtare janë vetëm për karrige, nuk ju intereson aspak për popull, sin ë çështje kombëtare, si për punësim, si për gjitha drejtimet”.
Qytetarët të zemëruar gishtin drejtojnë nga pushteti pasi sipas tyre pushteti nuk bën mjaftueshëm për tiu dalur në ndihmë. Ata thonë se edhe më shqetësuese është fakti që çdo gjë është shtrejtuar me një tempo të lartë ndërkaq vetëm pagat jo me të njejtin ritëm. Ata thonë se fuqia blerëse e RMV-së është shumë e ulët krahasuar me atë të rajonit.
QYTETAR
“Nuk kam veturë por nafta shumë ka hyp, për së tepërmi, aq rrogat nuk I kemi, sa ka hypur nafta”
QYTETAR
“Çmimet e naftës nuk shkojnë me realietin sepse çmimet në botë rriten, ne I kemi rezervat me çmim të vjetër, der isa po harxhohen ato me çmim të ri po zbret çmimi pastaj në berzën bitërore. Sipas standardit tonë janë mjaftë me çmime të larta. Shteti duhet të gjej mënyrën ai e ka pushtetin në dorë”.
QYTETAR
“Shumë shtrejtë nuk di çka të ju them”.
Qytetarët thonë se nuk mund të kërkohet nga ata të përballojnë çdo krizë ndërsa institucionet sipas tyre, nuk bëjnë mjaftueshëm për tua lehtësuar barren.
Me shtrejtimin e naftës duket se durimi i qytetarëve ka shkuar drejt fundit. Ata porosisin pushtetin të mos harojnë se 1 litër dizel paguhet me pagë mizore minimale, e cila nuk mjafton për të mbuluar shpenzimet e muajit.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/

