(VIDEO) “Shteti të hetojë nëse tensionet po i shkaktojnë agjenturat e huaja”

(VIDEO) “Shteti të hetojë nëse tensionet po i shkaktojnë agjenturat e huaja”

VMRO DPMNE kërkon që shteti t’i rishqyrtojë seriozisht pretendimet e ngritura edhe na vetë presidenti Pendarovski, se shoqatat, fondacionet, individë dhe rrjete agjencish nga vendet e huaja janë të përfshirë në nxitjen e provokimeve. Për këtë duhet të bëhet një raport i detajuar me të cilin do të informohet opinioni, deklaroi Aleksandar Nikolloski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Ai shtoi se mungesa e një strategjie shtetërore na çoi në pikën e një lufte të ftohtë me Bullgarinë.

ALEKSANDAR NIKOLLOSKI, NËNKRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Përfundimi i këtij shqyrtimi të shkurtër të historisë së marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Maqedonisë është i qartë për të gjithë. Marrëdhëniet subjektive nuk japin fryte, shteti është poshtëruar dhe pozitat janë të trazuara, pozitat janë në nivelin më të ulët të mundshëm. Të gjithë i bëjnë vetes pyetjen se cili është sfondi i thellë i raportit subjektiv të qeverisë LSDM dhe BDI. Heshtin sepse janë deri në qafë në krim dhe korrupsion”.

Nikolloski tha se në Maqedoninë e Veriut mbretëron krimi dhe korrupsioni. Sipas tij, kjo është thënë qartë nga shumë institucione ndërkombëtare dhe mungesa e një lufte efektive kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe mosfutja e një sistemi funksional të sundimit të ligjit është arsyeja kryesore pse ata shpresojnë se me një qëndrim subjektiv ndaj Bullgarisë kjo do të harrohet dhe do t’u falet.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikolloski tha se nuk duhet të pritet deri më 4 shkurt për të parë nëse dhe kush në përgjithësi do të shpallet persona non grata.  Medina Ajeti /SHENJA/

MARKETING