(VIDEO) Sëmundjet ngjitëse, ISHP: 554 persona jetojnë me HIV

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se në Maqedoninë e Veriut ka 554 persona me HIV-SIDA. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë muajit dhjetor janë raportuar dy raste të konfirmuara me HIV, tek meshkujt, të grupmoshës 40-49 vjeç, ndërsa një person i grup moshës 20- 29 vjeç ka vdekur nga SIDA në nëntor të vitit të kaluar.
ISHP
“Sipas evidencës ekzistuese të rasteve të raportuara nga viti 1987 deri në vitin 2024 numri i personave të regjistruar me HIV/SIDA në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 688, ndërsa 130 prej tyre kanë vdekur”.
Në grupin e infeksioneve seksualisht dhe të transmetueshme me gjak, duke përjashtuar HIV/SIDA, janë regjistruar 22 persona të infektuar, prej të cilëve shtatë raste me sifilis, gjashtë raste me hepatit B viral, pesë me hepatit viral C dhe katër me infeksion klamidia.
Instituti I Shendetit Publik informoi edhe për gjashtë raste të reja pozitive me Covid-19 të cilët u regjistruan nga 6 deri më 12 janar. Dy raste janë regjistruar në Kumanovë dhe Strumicë, një në Shkup si dhe një në Kërçovë. Ndonëse numri i rasteve me Covid-19 në baza javore është i vogël, nga institute theksojnë se ekziston rreziku që aktiviteti i Sars-CoV-2 të rritet, dhe nxjerr në pah nevojën e vazhdueshme për mbikëqyrje – epidemiologjike dhe virologjike, në nivel kombëtar dhe rajonal.
Anida Murati /SHENJA/