(VIDEO) Rritja e çmimeve në maj 4.5% më e lartë krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë

(VIDEO) Rritja e çmimeve në maj 4.5% më e lartë krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë

Në muajin maj, inflacioni në shitjet me pakicë në vend  është rritur për 5,8 % krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Sipas statistikave, rritja e çmimeve muajin e kaluar në nivel të gjithë ekonomisë ishte 4.5 % krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Bëhet fjalë për një rritje çmimesh që tashmë kanë pasur një valë rritjeje gjatë vitit të kaluar.

MARKETING

Description of image

 ENTI SHTETËROR I STATISTIKAVE

“Për një vit, rritja më e madhe e çmimeve ishte për frutat me 22 %, e ndjekur nga sheqeri, çokollata, mjalti, perimet, qumështi, djathi, vezët, buka dhe drithërat. Rritje prej 5.6 për % ka edhe çmimi për alkoolin dhe duhanin, veshjet dhe këpucët, mobiliet, sendet shtëpiake dhe shërbimet shëndetësore. Transporti u shtrenjtua për 10.3 % dhe shërbimet e restoranteve dhe hoteleve për 8.5 %”.

Nga Enti Statistikor theksojnë se rritja e çmimeve vjen si pasojë e rritjes së kostos së jetesës në shumë sektorë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING