(VIDEO) Rrethrrotullimi i premtuar, shpresë për qytetarët e Sarajit
“Ky udhëkryq është një prej vendeve më të rrezikshme për shoferët që duan të kyçen nga Rruga “Panajot Ginovski” në Bulevardin “Gjorçe Petrov”. Qytetarët që vijnë nga Kondova dhe fshatrat tjera të rrethinës, e që duan të lidhen në udhëkryqin që çon drejt Sarajit, kanë vështirësi të mëdha dhe shpesh ndodhin edhe aksidente”.
Çdo ditë, qindra shoferë përballen me rrezikun në një nga udhëkryqet më problematike të zonës. Kryqëzimi që lidh rrugën “Panajot Ginovski” me bulevardin “Gjorce Petrov” është kthyer në shqetësim të vazhdueshëm për drejtuesit e automjeteve. Ndërkohë, kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, në emisionin “Debat në SHENJA”, padi deklaruar se brenda dy deri në tre javëve pritet të hapet tenderimi për ndërtimin e një ure të re dhe një rrethrrotullimi në Saraj.
MUHAMED ELMAZI-KRYETARI I KOMUNËS SË SARAJIT
“Dhe ja një lajm ekskluziv për emisionin e juaj, jo më larg se dje ishim në një takim të përbashkët me kryetarin e qytetit të Shkupit dhe se brenda mos të them ditësh, brenda dy javëve apo tre bëhet hapja e tenderimit për urën e re dhe rrethrotullimin në Saraj. Dmth, nuk bëhet rrethrotullimi në urën ekzistuese, diku 100 150 më lartë dhe ky të jetë një lajm ekskluziv për emisionin e juaj. Dmth atij problemi të kahmotshëm të banorëve të Sarajit i vjen zgjidhja”.
Po ashtu, edhe kryetari i Komunës Gjorce Petrov, Aleksandër Stojkoski ka premtuar se do të angazhohet për ndërtimin e këtij rrethrrotullimi. /SHENJA/

