(VIDEO) RMV dhe Katari marrëveshje bashkëpunimi në fushën e punës

(VIDEO) RMV dhe Katari marrëveshje bashkëpunimi në fushën e punës

 

Ministria e Ekonomisë dhe Punës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Punës së Shtetit të Katarit, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi në fushën e punës, me të cilin vendoset kornizë institucionale për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e punës. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi theksoi se ky dokument përbën bazë të re për bashkëpunim institucional dhe shkëmbin të njohurive dhe përvojës midis dy ministrave.

BESAR DURMISHI-MINISTRI I EKONOMISË DHE PUNËS

Memorandumi parashikon bashkëpunimin konkret në disa fusha me interes të përbashkët, siç janë avancimi i marrëdhënieve të punës, inspektimi i punës, siguria dhe shëndeti në punë si dhe shkëmbimi i përvojave në përgatitjen dhe zhvillimin e përzgjidhjeve ligjore në fushën e punës. Është veçanërishtë e rëndësishme që me këtë dokument të vendoset një komitet i përbashkët i përbërë nga përfaqësues të të dy vendeve që do të kordinoj implementimin e aktiviteteve të dakorduara”.

Durmishi njoftoi se për Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, bashkëpunimi ndërkombëtar paraqet instrument të rëndësishëm për avancimin e politikave kombëtare. Ministri i Ekonomisë tha se shkëmbimi i praktikave të mira me vende partnere i lejon të forcojnë kapacitetet institucionale, të përmirsojnë kushtet e tregut të punës dhe sipas tij të ndërtojnë politika moderne që u përgjigjen nevojave të punëtorëve dhe të punëdhënësve.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

MARKETING