(VIDEO) Rikthehet kaosi në stacionet e autobusëve

(VIDEO) Rikthehet kaosi në stacionet e autobusëve

Transportuesit privat me gjithsej 105 autobusë nuk janë në qarkullim për gati dy ditë për shkak të mungesës së mjeteve financiare për të siguruar lëndën djegëse për qarkullim. Qyteti i Shkupit tashmë ka miratuar një pagesë prej 40 milionë denarë për transportuesit privat por të njëjtat janë bllokuar në Ndërmarrjen Qarkulluese Publike.

MARKETING

Kaosi me autobusët privat ende po vazhdon. Pritjet e gjata të qytetarëve në stacionet e autobusëve tashmë janë bërë të bezdisshme pasiqë kjo situatë po përsëritet për të disatën herë, si shkak i mospagesës nga autoritet. Situata po përsëritet, por zgjidhja nuk po shihet askund, dhe në këtë rast pre i vetëm ngelen përsëri qytetarët.

Autobusë që vonohen, stacione të mbushura me qytetarë të lodhur në pritje të pafundshme, transporti publik në vend po përballet me sfida të vazhdueshme nga ku më së shumti po rëndon përditshmërinë e qytetarëve. Për një kohë kaq të shkurtër është shkaktuar shumë parregullsi dhe revoltë tek qytetarët. Nga ku një qytetar për tv Shenja, thotë se duhet të merren masa ose ndryshe të mbildhen të gjithë për të bllokuar rrugët.

QYTETAR

“ Qe një orë e gjysmë që pres 55, hiq nuk jam i kënaqur aspak sjam i kënaqur, aspak sjam i kënaqur me autobusat. Po duhet me marrë masa, me dalë krejt dhe me i blloku rrugët, tjetër rrugëdalje nuk kemi. Po si nuk na pengojnë, duhet me ardhë, dikush ka termin me shku tek mjeku, dikush ka termine për të shkuar tjetër kund edhe ne nuk mundemi të arrijmë, dhe kur arrijmë atje vonohemi dhe nuk na pranojnë, përsëri ne humbim kohë shumë. Un them të ketë autobusa, të lëshojnë autobusa, le të qarkullojnë autobusat”.

QYETARE

“9-të  e pres, shumë kohë, 20 minuta pres, por nuk ka. Më të pa rregullutë janë 9-ta, 19 dhe 20”.

Ndërkaq edhe krahas faktit që disa linja qarkullojnë përsëri një tjetër qytetar e sheh të arsyeshme që të ketë më shumë autobusa në qarkullim.

QYTETAR

“Jo shumë, 15 minuta pres. Po, mendoj se duhet të ketë me shpesh autobus, por ende nuk ka”.

Për disa të tjerë mungesa e autobusit detyron qytetarët që në këto temperatura të larta të ecin në këmbë me kilometra.

QYTETAR

“Autobusa nuk ka fare. Në këmbë shkoj e vij. Në Shutkë shkoj atje unë në këmbë, ashtu ngadal ngadalë mbërij atje”.

Ndërkaq, qytetarët u drejtohen autoriteteve duke thënë që të gjejnë zgjidhje sa më parë që të mundet dhe të mos ketë më paregullsi të këtij lloji, pasi që siç thonë ata, transporti është një element bazë për të funksionuar shoqëria. Anida Muradi /SHENJA/

 

MARKETING