(VIDEO) Mbi 100 aktorë në 10 shfaqe në edicionin IV të festivalit “Moisiu”

(VIDEO) Mbi 100 aktorë në 10 shfaqe në edicionin IV të festivalit “Moisiu”

 

MARKETING

Shik.mk

Tri skena teatrore shqiptare, një qëllim i përbashkët dhe një javë në shenjë të artit e kulturës. Teatri Shqiptar në Shkup bëhet nikoqir i edicionit të katërt të Festivalit Teatror MOISIU, ku bashkohen Teatri Shqiptar i Shkupit, Teatri Kombëtar i Tiranës dhe Teatri Kombëtar i Kosovës. Sot drejtori i Teatrit Shqiptar në Shkup, Ismet Ramadani bëri të ditur se Festivali do të mbahet nga 16 deri më 22 nëntor, ndërsa theksoi se në këtë festival do të performojnë diku më shumë se 100 aktor, dhe do të kemi rastin të ndjekim 10 shfaqje të ndryshme.

Ismet Ramadani, Drejtor i Teatrit Shqiptar në Shkup

“Nga e hëna më 16 nëntor deri më 22 nëntor do të keni mundësi të ndiqni festivalin e teatrit shqipëtar ‘MOISIU 2026’, i cili këtë radhë mbëhet këtu në Shkup në tetarin tonë, ne do të jemi nikoqirët dhe do të presim grupe të ndryshme të aktorëve nga Kosova, Shqipëria, gjithashtu dhe nga Maqedonia, ku do të performojnë diku më shumë se 100 aktor, dhe do të kemi rastin të ndjekim 10 shfaqje të zhandreve të ndryshme ku besoj se do të kënaqin shijen e publikut”.

Tutje ai beson se ky është një program me një përzgjedhje shumë të mirë dhe thekson se pas përmbylljes së shfaqjes do të shpërblehen edhe fituesit për të cilët do të ndahen gjithësej 6 çmime.

Ismet Ramadani, Drejtor i Teatrit Shqiptar në Shkup

“Çdo natë do të ketë nga një shfaqje por kemi edhe nga dy shfaqje që do të jenë nga ora 18:00 dhe ora 20:00, festivali ‘MOISIU’ është një nga ngjarjet më të mëdha kulturore që ndodh këtë vit për ne shqipëtarët. Besoj ky është një program me një përzgjedhje më e mira që ka mundur të jetë pasiqë jemi munduar ne secili teatro, organizator, të zgjedhë shfaqjet më të mira që kanë qenë këtë vit. Besoj me 22 nëntor do ta përmbyllim dhe atëher do ti shpërblejmë edhe fituesit, siç e dini ka 6 çmime, besoj se është aritje për ata që do ti marin dhe privilegj”.

Drejtori sqaron se ky festival mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Maqedonisë, Ministria e Multurës dhe Turizmit të Kosovës, dhe nga Ministria e Turizmit dhe Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë, si dhe nga disa sponzorë të tjerë të cilët ndihmojnë, ndërsa për realizimin e edicionit të katërt të festivalit ai thotë se është paraparë një buxhet prej 2 milionë denarësh, mjete këto që do të mbështesin organizimin dhe zhvillimin e këtij aktiviteti kulturor.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING