(VIDEO) Qytetarët skeptik për ndalimin e përdorimit të trotineteve nga fëmijët
“Ligji i ri për trotinetët elektrikë ka sjellë ndryshime të rëndësishme. Nga tani, personat nën moshën 18-vjeçare nuk do të lejohet t’i ngasin ato. Por si e presin qytetarët këtë vendim”.
Qytetarët kanë mendime të ndryshme për këtë masë. Disa e konsiderojnë të domosdoshme për mbrojtjen e të rinjve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik, ndërsa të tjerë mendojnë se nevojiten edhe masa të tjera, ndërsa një pjesë e tyre mendojnë se nuk do të ketë dobi prej këtij ligji dhe se kanë dilemat se të rinjtë nuk do ta respektojnë atë.
Qytetar
“Besoj që po, se nuk janë në atë moshë që duhen me dalë për të vozitur dhe gjithë ato ndeshje që janë bërë ato fatkeqësitë, bëhen prej atyre që janë nën moshën ndër 18 vjeç. Po, po dakord jemi, ndër 18 vjet, gjithë ata aksidente që bëhen në këtë komunë janë të gjithë 12 vjeç, 13, 14 deri në atë moshë. Pastaj mbi 18 vjeç është një pjekuri dhe besoj që ata vozisin pak më me kujdes a këto që janë ndër 18 vjeç, siç edhe i shohim dalin edhe nëpër rrugën kryesore. Po besoj. Po nëqoftëse ka gjobë atëherë patjetër që do ta zbatojnë, gjobë për prindërit dhe atëherë besoj që do ketë parandalim”.
Qytetar
“Po po sigurisht, besoj që po. Po pikë së pari duhen mu rregullu rrugët për trotinet pamarëparasysh, po pastaj për fëmijët kuptohet që nuk është në rregull, por mas pari nuk duhet të ketë mu vozit trotineta apo motora pa marrë parasysh se çka, megjithatë nuk janë të plotësume kushtet e rrugëve tani merremi me disa gjëra siç e shihni vet. Zbesoj, këtu, asnjëher”.
Qytetar
“Po patjetër, është shumë normale. Nuk besoj. Shpresoj mu bo qajo, por me këtë popull…”.
Qytetar
“Po është mirë t’i ndalojnë ndër 18 vjeç, se nuk e dinë ligjin, nuk i dinë të drejtat e komunikacionit. Sigurisht që po. Varet ligji si funksionon. Po normal, nuk kanë ato ndonjë shpejtësi të madhe por duhet ligji të funksionojë duhet ti ndalojë ato rreptësisht, se ka shumë ndeshje në komunikacion”.
Qytetar
“Jo be ç’farë, këtu te ne a. Ndoshta nuk e di. Ndoshta, ndoshta nëse merren ndonjë masë tjetër ndoshta, këta që meren, institucionet me këtë problem që meren ndoshta”.
Qytetar
“Assesi. Po duhet mu zbatu se shumë po bëhen probleme në komunikacion, po mendoj që duhen mi tërhjek krejt ato, ja për shembull Kosova a Shqipëria i ka heqë, pse edhe këtu mos me i hjekë. Po sigurisht nëse e vendosin në parlament pse jo”.
Ndërkohë zbatimi i ligjit të ri për trotinetët elektrikë pritet të sjellë ndryshime të dukshme në komunikacion, sidomos në rritjen e sigurisë për pjesëmarrësit në trafik. Megjithatë, efektet e tij reale pritet të shihen në periudhën në vijim, kur të fillojë edhe zbatimi më i rreptë në terren nga institucionet kompetente.
Anida Murati /SHENJA/

