(VIDEO) Qytetarët shfrytëzojnë 500 trotinetet që jepen me qira, fatkeqësisht disa janë dëmtuar

(VIDEO) Qytetarët shfrytëzojnë 500 trotinetet që jepen me qira, fatkeqësisht disa janë dëmtuar

500 trotinet të rinj elektrikë qarkullojnë nëpër rrugët e kryeqytetit, të cilët janë pjesë e projektit të Ndërmarrjes Publike “Parkingu i Qytetit” – Shkup, i cili synon uljen e ndotjes në Shkup, por edhe lehtësimin e udhëtimit të disa qytetarëve nëpër qytet.

Trotinetet gjenden në 19 stacione bazë në të gjithë qytetin, por disa qytetarë ankohen në rrjetet sociale se kanë frikë për sigurinë e tyre për shkak të vozitjes së pakujdesshme nga personat që përdorin këtë mjet transporti.

Televizioni Shenja ishte sot nëpër rrugët e qytetit, ku pa nga afër disa stacione të trotineteve, të cilët  disa ishin të zbrazura, që siç shihet interesimi i qytetarëve rezulton të jetë i lartë.

Ndërkaq, në rrjetet sociale gjithashtu qarkullojnë disa fotografi,  ku shihet se si të njejtat janë dëmtuar nga disa qytetarë të pa ndërgjegjshëm, madje disa prej tyreve u janë marrë edhe disa pjesë, e disa të tjera janë hedhur në kontejner mbeturinash.

Kujtojmë se drejtuesit e trotineteve e elektrikë janë të detyruar të mbajnë kaskë mbrojtëse në kokë, si dhe nuk lejohet të transportojnë persona të tjerë sepse në të kundërtën do të paguajnë gjobë prej 50 euro. Sanksionet pasojnë edhe nëse lëvizin me shpejtësi më të madhe se 6 km/h në trotuar, shteg apo sipërfaqe të tjera të destinuara për lëvizjen e këmbësorëve.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING