(VIDEO) Qytetarët presin me orë të tëra autobus urban

(VIDEO) Qytetarët presin me orë të tëra autobus urban

Ndërpritet shërbimi i autobusëve privat, si pasojë e mospagesës së tyre për muaj me radhë. Prej kohësh janë vërejtur vonesat e tyre dhe mosrespektimi i orarit të plotë, ndërsa që sot bëhet ndërprerja totale. Ndërkohë, kjo situatë më së shumti ka ndikuar tek qytetarët të cilët janë përdorues të rregullt të transportit publik. Ata theksojnë për Tv Shenja se mungesa e autobusëve është bërë shkaku kryesor për vonesat e tyre në vendet e tyre të punës si dhe për vendndodhje të tjera të nevojshme. Pohojnë se në stacionet e autobusëve po shkaktohet shumë turmë. Sipas qytetarëve, është e turpshme që një kryeqytet ende të ketë probleme të transportit publik.

Një qytetar thekson se punonjësit nuk kanë faj përderisa nuk paguhen dhe shton duke thënë se njerëzit këtu keqtrajtohen për sa i përket kësaj çështje madje në këto kohë të nxehta.

Qytetari

Autobusëve nuk iu japin paratë, nuk kanë faj, nuk janë paguar prej kaq kohësh. Çfarë t’iu them tjetër. Është turp për vendin, njerëzit keqtrajtohen këtu, nuk është e drejtë, jo. Madje në një kohë të nxehtë si kjo. Kjo është e gjitha, nuk di çfarë të iu them tjetër, nuk ka autobusë, vetëm presim”.

Një tjetër qytetare, pohon se transporti është bërë një fenomen problematik për njerëzit në nevojë, ku bëhet parandalesë për të arritur në destinacione të caktuara për nevoja të ndryshme, dhe se sipas saj, është shfaqur një problem mjaft serioz tek popullata.

Qytetarja

Po besoj se është problematike për njerëzit të cilët kanë nevojë, shembull për në spital ose për në fakultete, kështuqë mendoj se është shfaqur një problem tek popullata këtu”.

Në ndërkohë disa qytetarë të tjerë të cilët dhanë deklarata, por refuzuan që të shfaqen para kamerave, theksuan se në ndërkohë që organet kompetente pretendojnë se merren me probleme më serioze për të çuar vendin përpara ata ende nuk janë në gjendje të rregullojnë një gjë kaq të thjeshtë dhe të domosdosshme për qytetin ashtu siç kjo e transportit. Sipas tyre, ata po lënë vend për shqetësim për një gjë që kanë fuqinë ta përmirësojnë.

Ata u bëjnë apel autoriteteve që të punojnë për këtë çështje dhe njëkohësisht shpresojnë që të ndërpritet dhe të mos ripërsëritet më ky kaos.

/SHENJA/

MARKETING