Zyrtare: Artim Pollozhani emërohet trajner i ri i Shkëndijës

Zyrtare: Artim Pollozhani emërohet trajner i ri i Shkëndijës

Shkëndija ka zyrtarizuar përbërjen e plotë të stafit teknik që do të udhëheqë skuadrën në sezonin e ri garues, me objektiva të qarta për sukses në garat vendore dhe paraqitje sa më dinjitoze në arenën europiane.

Në krye të stafit teknik është emëruar ish-kapiteni i skuadrës, Artim Pollozhani, i cili merr detyrën e shefit të stafit teknik. Pollozhani është një emër i njohur për klubin kuqezi, duke qenë më herët pjesë e tij si futbollist dhe kapiten, ndërsa pas përfundimit të karrierës si lojtar ka vijuar të angazhohet në role të ndryshme teknike dhe drejtuese në futboll.

Në stafin e ri, Bekim Osmani do të shërbejë si ndihmës trajner i tij, ndërsa Kushtrim Voka i bashkohet ekipit si asistent dhe video-analist. Saladin Mustafi vazhdon rolin e trajnerit të portierëve, kurse Saimir Fetahi mbetet përgjegjës për përgatitjen kondicionale të skuadrës.

Me këtë strukturë të re, Shkëndija synon të ndërtojë një ekip konkurrues dhe të përmbushë objektivat e vendosura për sezonin e ri. Ekipi do të udhëtojë sonte drejt Sllovenisë, ku do të zhvillojë fazën përgatitore para nisjes së garave zyrtare.

MARKETING