Trump: Zelenskyy dhe Putin janë të hapur për “të bërë diçka” për luftën në Ukrainë

Trump: Zelenskyy dhe Putin janë të hapur për “të bërë diçka” për luftën në Ukrainë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se sheh një mundësi të mundshme për përparim në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, pas bisedave të ndara me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe presidentin rus, Vladimir Putin, transmeton Anadolu.

“Kemi pasur një bisedë shumë të mirë dje me presidentin Zelenskyy dhe presidentin Putin dhe mendoj se mund të bëjmë diçka atje. Vërtet mendoj kështu. Besoj se të dy janë të hapur për këtë”, tha Trump gjatë një takimi me homologun e tij francez Emmanuel Macron, në margjinat e samitit të G7-tës në Evian të Francës.

Trump tha se lufta në Iran është “përfunduar”.

“Tani që kjo (lufta në Iran) ka përfunduar, do të përqendrohemi te kjo (përfundimi i luftës në Ukrainë)… të shohim nëse mund ta zgjidhim edhe atë”, u tha ai gazetarëve.

Presidenti amerikan shtoi se kishte zhvilluar “dy biseda shumë të mira” të dielën.

MARKETING