Bombarduesi B-52 i Forcave Ajrore të SHBA-së rrëzohet pak pas ngritjes nga një bazë në Kaliforni
Një bombardues B-52 Stratofortress i Forcave Ajrore të SHBA-së është rrëzuar pak pasi u ngrit nga Baza Ajrore Edwards në shtetin e Kalifornisë, transmeton Anadolu.
“Një B-52 Stratofortress i Forcave Ajrore të SHBA-së u rrëzua pak pas ngritjes nga fusha ajrore Edwards në orën 11:20 paradite”, thuhet në një njoftim të bazës në platformën amerikane të mediave sociale X.
“Ekipet e emergjencës reaguan menjëherë në vendngjarje dhe situata është ende në zhvillim”, shtohet në njoftim.
Në deklaratë nuk u dhanë detaje të tjera.

