(VIDEO) Qeveritarët premtojnë rritjen e përfshirjes së sektorit civil në agjendën e BE-së

Drejtues qeveritarë janë takuar sot me përfaqësues të sektorit civil, ku është diskutuar përfshirja e sektorit civil në implementimin e agjendës së reformave. Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani tha se eventet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, nga ku njëkohësisht, bëri të ditur se mbetet i hapur dhe i gatshëm për bashkëpunime në drejtim të informimit sa më të mirë të opinionit dhe qytetarëve për benefitet nga plani i rritjes dhe agjenda e reformave.
MARKETING
Orhan Murtezani, ministër për Çështje Europiane
“Mendojmë që beneficionet e planit të rritjes nuk janë mjaftueshëm të njohura për opinionin, andaj evente të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Unë si ministër për çështje europiane edhe gjatë fjalimit tim hyrës thash që mbetemm jashtëzakonisht i hapur dhe i gatshëm për bashkëpunime në drejtim të informimit sa më të mirë të opinionit dhe qytetarëve për benefitet nga plani i rritjes dhe agjenda e reformave”.
Ndërkaq, kryeministri Hristian Mickoski deklaroi se shteti është në udhëkryq mes sistemit të vjetër dhe të ardhmes së re evropiane, ndaj dhe potencon se çdo popull ka momente kur duhet të zgjedhë: të qëndrojë në stagnimin e rehatshëm apo të përballet me nevojën për ndryshime të thella dhe të guximshme. Sipas Mickoskit Plani për rritje dhe Agjenda Reformuese nuk është vetëm kusht për integrim, por ajo është një instrument për shërimin e shoqërisë sonë. Ai vlerëson se integrimet dhe rritja janë busulla jonë, por reformat duhet të jenë vendimet tona, politikat tona, si dhe pjekuria jonë kombëtare.
Anida Murati /SHENJA/