(VIDEO) Qeveria solli vendim për ndalimin e bixhozit online

(VIDEO) Qeveria solli vendim për ndalimin e bixhozit online

Qeveria ka sjellë vendim që të ndalet bixhozi onlajn në Maqedoninë e Veriut. Kështu ka njoftuar në profilin e tij në Facebook, Zv/kryeministri Izet Mexhiti. Ai thotë se ky ka qen edhe premtim parazgjedhor i koaliconit VLEN, ndërsa sot e njejta, siç thekson Mexhiti po bëhet realitet.

IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR

Nuk do të lejojmë që pasurimi personal i individëve të Qeverisë së kaluar të jetë shkak i mijëra familjeve të varfëruara të bashkëqytetarëve tanë. Prioriteti ynë kryesor është t’i mbrojmë qytetarët. Sidomos të rinjtë. T’i mbrojmë ata nga borxhet, falimentimi, varësia nga bixhozi, rrjedhimisht t’i mbrojmë nga vështirësitë dhe çrregullimet sociale dhe familjare, t’i mbrojmë nga konflikti me ligjin dhe aktivitetet e paligjshme që janë gjithmonë pasojë e bixhozit”.

Për mungesën e një procedure të qartë, Izet Mexhiti fajsonë qeverinë e kaluar, pasi siç thotë, ata me vetëdije e kanë shfrytëzuar për të krijuar kompani të reja të bixhozit onlajn dhe internet.

Mexhiti shton se interes për azinot nlinë kanë pasur individë nga kreu i BDI-së dhe të Qeverisë së kaluar, e dëmi, theksoi ai, ishte për mijëra qytetar. 

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING