(VIDEO) Qeveria miratoi marrëveshjet për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10 D

(VIDEO) Qeveria miratoi marrëveshjet për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10 D

Me propozim të Komitetit për negociata për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10 -D, Qeveria e miratoi marrëveshjen për ndërtimin e katër seksioneve të planifikuara në autostradë në këto korridore. Komiteti drejtohet nga zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi, i cili e quan këtë vendim historik.

Miratimi i kontratës për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D vjen pas katër javëve negociata të realizuara mes konsulentit për transaksion financiar të Qeverisë, IRD dhe konzorciumit ndërkombëtar “Behtel dhe Enka”.

ARTAN GRUBI, ZV/KRYEMINISTËR

“Ditë e madhe sot në Komitetin drejtues dhe në Qeveri ku shqyrtuam raportin e konsulentit tonë mbi negociatat me konzorciumin ‘Behtel Enka’ për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D si dhe miratim përmbajtjen dhe nënshkrimin e kontratës”.

Qeveria javë më parë miratoi konkluzionin e propozuar nga Komiteti për negociata, se ishin plotësuar të gjitha parakushtet për fillimin e negociatave dhe formimin e grupeve të punës mes “Behtel Enka” dhe IRD, negociata të cilat zgjatën 28 ditë.

Korridori 8 është i gjatë 68 kilometra, me autostradë me gjashtë korsi, nga Tetova në Gostivar, Kërçovë, përmes Strugës në Qafë Thanë, ndërsa korridori 10-D nga Prilepi në Manastir është 40 kilometra dhe ka gjashtë korsi dhe do të përfundojë për një periudhë 3-vjeçare. /SHENJA/

MARKETING