(VIDEO) Provimi i jurisprudencës në shqip, Sali: Jemi në fazën e fundit të konsultimeve me ekspertë
Pas dy protestave të organizuar nga studentetët, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, zgjedhje për këtë kërkesë ka premtuar edhe zv/kryeministri, Bekim Sali. Për këtë, Sali tha se janë në fazën e fundit të konsultimeve me ekspertë dhe se shumë shpejtë deri në marrjen e vendimit final.
SINKRON: BEKIM SALI, ZV/KRYEMINISTËR 21:42
“Që nga momenti i parë ka pasur vullnet të mirë politik që të zgjidhet ky problem i cili për fat të keq në periudhën e kaluar duke pasur parasysh edhe udhëheqësit e më parë që kanë pasur ingerenca dhe mundësi politike për ta zgjidhur këtë problem ka mbet si temë e hapur dhe ne tani po e zgjidhim”.
Ai tha se nuk do të jetë vetëm provimi i jurisprudencës, por siç tha, do të zgjidhen edhe shumë çështje tjera.
Zv/kryeministri foli edhe për ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuatë, duke thënë se ky ligj për tashmë është miratuar nga Qeveria si propozim-ligj dhe është proceduar në Kuvendin e RMV-së. Ai theksoi se qeveria ka ofruar një propozim që, sipas tij, është në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit, ndonëse ky ligj është dashur të miratohej që në katër vitet e para pas nënshkrimit të marrëveshjes.
SINKRON:BEKIM SALI, ZV/KRYEMINISTËR 18:18
“Me një vonesë prej 20 vitesh, ne propozojmë një ligj konkret që besojmë se është më i përshtatshëm për rrethanat aktuale dhe që do t’i mbrojë interesat etnike të shqiptarëve dhe të etniteteve tjera, pasi nuk është i fokusuar vetëm në një etni”.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me qëndrimin e partive opozitare që kanë paralajmëruar bllokim të ligjit me mekanizmin e Badenterit, Sali tha se mënyra se si do të veprojë opozita mbetet vendim i tyre politik. Ai shtoi se tani mbetet obligim i deputetëve të propozojnë amendamente dhe të hapet debat publik për avancimin e mëtejmë të ligjit.
Samir Mustafa /SHENJA/

