(VIDEO) Protestë e pesë sindikatave të universiteteve publike, kërkojnë rritje pagash si “Shën Kirilli”

(VIDEO) Protestë e pesë sindikatave të universiteteve publike, kërkojnë rritje pagash si “Shën Kirilli”

Punonjësit e Universitetit të Tetovës sot protestuan për shkak të mosnënshtrimit të Marrëveshjes Kolektive nga Parlamenti për rritjen e rrogave si në Universitetin Shën “Kirili dhe Metodi”. Sindikata e UT-së kërkoi nënshkrimin e Marrëveshjes kolektive para shpërbërjes së parlamentit. Sot protestuan gjithashtu edhe sindikatat e universiteteve tjera publike në vend: “Goce Dellçev”- Shtip, Universiteti i Tetovës, “Shën Kliment Ohridski”- Manastir, “Nënë Tereza” – Shkup, “Shën Apostol Pavle”- Ohër. Sindikatat paralajmëruan se nëse nuk gjendet zgjidhje do të vazhdojnë me protesta.

Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski nëpërmjet një shkrimi në rrejtin social facebook paralajmëroi se për të tejkaluar pozitën e pabarabartë të punëtorëve në pesë universitetet shtetërore: “Goce Dellçev” – Shtip, “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, Universiteti Shtetëror i Tetovës, “Shën Apostulli Pal”, si dhe në Universitetin “Nënë Tereza”, në koordinimin e sotëm, morën vendim që të propozojnë ndryshime në Ligjin për Arsimin e Lartë, me të cilin do të rregullohet koeficienti i pagesës së pagave për punonjësit në institucionet e arsimit të lartë publik, me çka do të sigurohet rritje adekuate të pagave për të gjithë.

JOVAN MITRESKI, KRYETAR I KUVENDIT

“Në këtë mënyrë përmirësojmë standardin e të gjithë punonjësve në sektorin e arsimit të lartë, por investojmë edhe në arsim dhe në të ardhmen e brezave të rinj. Ftoj të gjithë deputetët që ta përkrahin këtë zgjidhje ligjore, sepse arsimi është një çështje për të cilën është i nevojshëm konsensus dhe për të cilin nuk ka vend për kalkulime politike apo partiake”.

Nga muaji shkurt është paraparë që mbi 3.000 punëtorë të universitetit shtetëror “Shën Kiril dhe Metodi”-Shkup të marrin paga më të mëdha për 22% të harmonizuara sipas nënshkrimit të marrëveshjes kolektive në mes universitetit “Shën Kiril dhe Metodi” dhe Kuvendit të nënshkruar në vitin 2022.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING