Me paraqitjen e provave të mbrojtjes vazhdon gjykimi për zjarrin në “Puls”
Gjykimi për zjarrin tragjik në diskotekën “Pulse” në Koçan vazhdon sot në sallën e gjyqit të burgut “Idrizovo”, pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup. Në seancën e sotme pritet që mbrojtja të fillojë paraqitjen e dëshmive, ndërsa ka paralajmëruar se do të propozojë gjithsej 240 dëshmitarë.
Në seancën e kaluar, Prokuroria Publike paraqiti kundërshtime të ashpra ndaj tre raporteve të ekspertizës, si dhe gjatë marrjes në pyetje të drejtpërdrejtë dhe të kryqëzuar të ekspertit të ndërtimit, Petre Ruseski.
Ruseski kishte përgatitur ekspertizën ndërtimore për të akuzuarin e parë, Dejan Jovanov, si dhe për dy të akuzuar të tjerë.
Prokuroria vlerësoi se eksperti nuk i përmbush kërkesat ligjore dhe profesionale, si dhe standardet metodologjike të nevojshme që raporti i tij të konsiderohet provë objektive dhe e besueshme në procedurën gjyqësore.
Procesi gjyqësor për zjarrin në diskotekën “Pulse”, ku humbën jetën dhjetëra persona, po vazhdon me shqyrtimin e provave dhe dëshmive të palëve të përfshira në procedurë.

