LAMM: Nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore në vend po zhvillohet pa probleme dhe kryesisht në rrugë të thata, ndërsa intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Sipas informacioneve të LAMM-së, aktualisht nuk ka pritje apo vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut, si për hyrje ashtu edhe për dalje nga vendi.
LAMM u bën apel drejtuesve të automjeteve që të përshtatin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të drejtojnë me kujdes, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina dhe gryka.
Kujdes i shtuar rekomandohet për shkak të mundësisë së rrëshqitjeve të dheut, sidomos në këto akse rrugore:
- Katllanovë–Veles;
- Mavrovë–Dibër–Strugë;
- Vinicë–Berovë;
- Koçan–Dellçevë.
Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar gjatë vozitjes, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion.

