(VIDEO) Propozim Ligji për kontratat e përhershme, VLEN synon zgjidhjen e problemit, BDI: Procesi do të keqpërdoret

(VIDEO) Propozim Ligji për kontratat e përhershme, VLEN synon zgjidhjen e problemit, BDI: Procesi do të keqpërdoret

Partia VLEN  ka dorëzuar propozim-ligj për transformimin e angazhimeve të përkohshme në marrëdhënie të rregullt pune, me të cilin siç theksojnë nga atje,  synohet zgjidhja e statusit të mijëra personave të angazhuar në institucionet publike.

MARKETING

Shik.mk

Deputeti Zekrija Tahiri theksoi  se për vite me radhë, shumë punonjës kanë kryer detyrat e tyre në institucione, por pa pasur siguri për vendin e punës dhe të ardhmen e tyre. Sip sqaroi ai, propozimi parasheh kalimin në marrëdhënie pune me afat të pacaktuar për personat që i plotësojnë kushtet ligjore. Ai përfshin kategori të ndryshme të angazhimit, si kontratat me afat të caktuar, kontratat në vepër, kontratat autoriale dhe angazhimet përmes agjencive.

ZEKIRJA TAHIRI, DEPUTET I VLEN-IT

“Pas hyrjes në fuqi të ligjit, institucionet do të kenë afat prej 90 ditësh për lidhjen e kontratave përkatëse ose nxjerrjen e vendimeve për punësim. Gjithashtu, parashihet mbrojtja nga ndërprerja e kontratave gjatë zhvillimit të procedurës, përveç rasteve të shkeljes së detyrimeve kontraktuale. Qëllimi është që punonjësit të mos mbeten pa siguri në periudhën kur realizohet transformimi i statusit të tyre.Vendi i punës nuk është privilegj partiak. Paga nuk është shpërblim për bindje politike. Askush nuk duhet ta përdorë ekzistencën e një familjeje për të kontrolluar lirinë e një individi”.

Ndërkaq, këtë nismë të VLEN-it, nga Fronti Europian  e shohin me shqetësim. Deputetja Dijana Toska, tha se ekzistonë rreziku që ky proces të përdoret vetëm për punësime partiake dhe jo në bazë të meritave.

DIJANA TOSKA, DEPUTETE E FRONTIN EUROPIAN

“Propozim ligji për transformimit e kontratave të përkohshme në marrëdhënie të rregullt, ne e shohim si shqetësim, pasi që ekziston rreziku që ky proces të përdoret vetëm për punësime partiake dhe sistemimin e njerëzve, të cilët janë të afërt me pushtetin. Shqetësimi ynë është edhe  më i madh kur kemi parasysh se në të njëjtën kohë shumica parlamentare krijon mekanizma për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës për punëtorët administrativ”.

Ndërkohë, nga VLEN i ftojnë deputetët që ta shqyrtojnë këtë propozim me përgjegjësi dhe në mënyrë konstruktive, pasi sipas tyre, nevojiten zgjidhje ligjore dhe përgjegjësi ndaj njerëzve.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING