(VIDEO) Propozim ligji i ri për kodin penal, javën e ardhshme publikohet në regjistrin e vetëm nacional elektronik

(VIDEO) Propozim ligji i ri për kodin penal, javën e ardhshme publikohet në regjistrin e vetëm nacional elektronik

Propozim ligji i ri për Kodin Penal, pritet që javën e ardhshme të publikohet në Regjistrin e Vetëm Nacional Elektronik të rregulloreve, deklaroi sot ministri i Drejtësisë, Igor Filkov. Ai tha se përgatitja e tij është drejt fundit, përkatësisht po bëhen konsultimet e fundit me MPB-në për harmonizimin e “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, e cila është pjesë përbërëse e projektit qytet i sigurt. I pyetur se a pret të ketë rezultat grupi punues për reforma në sistemin e drejtësisë, duke pasur parasysh edhe përkundër kërkes së ministrit për nominim të emrave të rinj, LSDM nuk i tërhoqi Ana Çupeskan dhe Elena Mihajllovan, Filkov nuk dha shumë detaje, por tha se aktivitetin kanë filluar.

Igor Filkov, Ministër i Drejtësisë

Takimi i punës kaloi mirë, në atmosferë pune, ishte shumë e shkurtër. Njëra ndër më të shkurtat në jetën time, më duhet ta pranojë, ku nga ana ime u informuan për çështjet dhe proceset e punës se deri ku janë dhe ku mund të japin ato kontribut. Ajo që kryetari Filipçe nuk i ka tërhequr, flet për kapacitetet e tyre”.

Sa i përket Kodit Zgjedhor, ai tha se, synojnë të bëjnë konsultime të gjëra në mënyrë që të mos ketë vërejtje të reja, siç ka ndodhur në të kaluarën.

gor Filkov, Ministër i Drejtësisë

Mendoj se kemi kohë të ulemi në dy javët e ardhshme nëse ka disponim dhe vullnet politik nga ana e të gjithë aktorëve politik . Grupi punues do të jetë i optimizuar në interes të kohës, por ne udhëhiqemi nga rekomandimet e OSBE/ODIHR të cilat i kemi më të rëndësishme”.

Në kuadër të agjendës reformuese, ministri paralajmëroi që muajt në vijim të miratohen edhe propozim ligji për Kodi Penal, për procedurë penale dhe për shërbim gjyqësor. Ndërkaq, po përgatitet edhe ligji për shkelje, për qasje në informata me karakter publik, ligji për falje, për ekspertizë, për përmbarim si dhe ligje të tjera në fushën e gjyqësorit.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING