(VIDEO) Prokuroria pret prova nga MPB për spiunazhin në kabinetin e presidentes
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit prej pesë muajsh po zhvillon procedurë parahetimore për dyshime mbi një aferë spiunazhi në kabinetin e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova në Vila Vodno.
Hetimi u hap më 18 dhjetor 2025, pas një njoftimi nga Sektori për Krim Kompjuterik në MPB, lidhur me aktivitete të dyshuara të paligjshme me interes të lartë shtetëror. Prokuroria ka kërkuar kontroll të sistemit kompjuterik në kabinetin presidencial, si dhe analizë të të dhënave nga kompjuterët dhe laptopët e dorëzuar në MPB.
Në kuadër të hetimit janë kërkuar edhe incizimet nga kamerat e sigurisë, por Kabineti i Presidentes ka njoftuar se nuk posedon kopje, pasi menaxhimi dhe ruajtja e tyre janë në kompetencë të MPB-së.
Edhe pse institucionet përkatëse kanë sqaruar përgjegjësitë, MPB-ja ende nuk ka dorëzuar informacione për sigurimin e materialeve video.
Në mars të vitit 2026, MPB-ja ka dërguar vetëm një pjesë të të dhënave lidhur me qasjen në materialet e kriptuara, ndërsa prokuroria ka sekuestruar edhe dy telefona mobilë për analizë shtesë. /SHENJA/

