(VIDEO) Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj gjykatësit Gjoko Ristov
Njësiti kundër Korrupsionit pranë Sektorit të Hetimeve Kriminalistike ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup ndaj ish-kryetarit të Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti dhe një personi tjetër me inicialet Z.D. 61-vjeçar, për dyshime të bazuara për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, Z.D., në cilësinë e personit zyrtar të autorizuar, në periudhën nga shkurti deri në qershor 2022, i ka mundësuar një subjekti juridik nga zona e Sarajit të përfitojë kundërligjshëm mbi 3.2 milionë denarë. Ai ka lëshuar vendime për regjim të qarkullimit dhe autorizime për kontroll teknik, ndonëse nuk ka pasur kompetencë për këtë, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.
Bexheti, si kryetar i Komunës së Sarajit, dyshohet se në periudhën tetor 2022 – mars 2023, ka miratuar vendime të ngjashme pa verifikuar dokumentacionin e nevojshëm dhe në kundërshtim me planin urbanistik për fshatin Gllumovë. Me këto veprime, sipas MPB-së, i është mundësuar të njëjtit subjekt juridik përfitim i paligjshëm prej rreth 42.8 milionë denarësh.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Më pas, B.B., në cilësinë e personit të autorizuar zyrtar, kryetar i Komunës së Sarajit, duke keqpërdorur detyrën dhe autorizimin e tij zyrtar, i ka mundësuar po këtij personi juridik të përfitojë dobi pasurore të paligjshme në shumë prej 42.851.205 denarësh”.
Autoritetet theksojnë se veprimet e dy të dyshuarve bien ndesh me disa dispozita ligjore, përfshirë Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, Ligjin për Planifikim Urban dhe Ligjin për Ndërtim.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

