(VIDEO) Prokurori: Vetëm shoferi nuk mund të jetë fajtor për tragjedinë në Llaskarcë

(VIDEO) Prokurori: Vetëm shoferi nuk mund të jetë fajtor për tragjedinë në Llaskarcë

Pas superekspertizës për aksidentin e autobusit në Llaskarsë, prokurori publik Gavril Bubevski, nuk pret që faji të bie vetëm mbi shoferin e  autobusit. Bubevski për Radio Evropa e Lirë, deklaroi se Prokuroria Publike i ka respektuar plotësisht të gjitha afatet që qëndrojnë si sfidë për të vepruar në një procedurë të tillë me pasoja kaq tragjike.

GAVRIL BUBEVSKI, PROKUROR PUBLIK

“Ne kemi besuar që në fillim se me ekspertizën e urdhëruar nga prokurori kompetent që trajton rastin, me ekspertizat dhe të gjitha aspektet e mundshme të aksidentit të komunikacionit të mbuluara, mjaftueshëm nga pikëpamja faktike është sqaruar mjaftueshëm ajo ngjarje. Kemi konsideruar se ka pasur bazë për ngritjen e aktakuzës për të gjithë personat që ende janë subjekt i aktakuzës dhe jashtë dyshimit të arsyeshëm presin dënim”.

Bubevski tha se puna  më e vështirë është për gjykatën, pasi sipas tij, ajo duhet të marrë vendimin përfundimtar.

Ai ka folur edhe në lidhje me lëndën e Titanikun 2, i cili tha se ekziston frika më e madhe e vjetërsimit të kësaj lënde  vetëm ndaj të pandehurit ish shefit të DSK, Sasho Mijalkov, ndërsa sipas Bubevskit, në raport me të pandehurit e tjerë nuk ekziston rreziku i vjetërimit  të veprimeve të tyre. Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING