(VIDEO) Selmani: Avancimi i shqipes varet nga gatishmëria politike e partnerëve

(VIDEO) Selmani: Avancimi i shqipes varet nga gatishmëria politike e partnerëve

Respektimi i gjuhës shqipe, ditëve të fundit u bë tema kryesore ku janë përplasur partitë politike shqiptare, të cilat kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella, ndërsa e njejta temË ka vazhduar të diskutohet edhe në emision IMPAKT në Televizionin  Shenja, ku i ftuari ka qen Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Manastir dhe ish kryetari i Demokracisë së Re, Imer Selmani. Ai ka theksuar se avancimi i përdorimit të gjuhës shqipe nuk varet vetëm nga vullneti i përfaqësuesve shqiptarë, por edhe nga gatishmëria politike e partnerëve dhe miratimi i akteve përkatëse ligjore.

Selmani ka kërkuar që debati të mos përqendrohet te përgjegjësia për atë që nuk është bërë në të kaluarën, por te krijimi i një konsensusi për hapat e ardhshëm.

SINKRON:IMER SELMANI, KONSULL NDERI I SHQOPËRISË NË MANASTIR

“Përdorimi i gjuhëve nuk kalon vetëm me dëshirën njëpalëshe të një etnie, është çështja e sjelljes së ligjeve, është çështja e sjelljes së akteve nënligjore, domethënë është një vendim paraprakisht politik. Edhe pse dikush do të thoshte, po duhet të respektohet Kushtetuta. Ne për gjithçka duhet ta respektojmë Kushtetutën, por jetojmë në një shtet ku gjithmonë mund të gjinden me qindra arsye dhe Kushtetuta të mos respektohet deri në fund, ligjet të mos respektohen deri në fund”.

Selmani  ka folur edhe për rëndësinë e bashkëpunimit institucional mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ai ka vlerësuar funksionalizimin e sistemit “One Stop” në pikën kufitare Qafë Thanë, si dhe kontributin e Shqipërisë në pasurimin e Muzeut të Manastirit me dokumente dhe materiale historike nga Arkivi Shtetëror i Shqipërisë.

Pasi jemi në festat e nëntorit, Selamni  ka vlerësuar organizimin e festimeve, por ka theksuar se ato nuk janë të mjaftueshme dhe se Manastiri ka nevojë për angazhim më të madh nga institucionet e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës.

Samir Mustafa/SHENJA

 

MARKETING