(VIDEO) Presidentja Siljanoska e ngarkon Mickoskin me mandatin për formimin e Qeverisë

(VIDEO) Presidentja Siljanoska e ngarkon Mickoskin me mandatin për formimin e Qeverisë

Filloi numërimi i afatit 20 ditor për formimin e Qeverisë së re, pasi presidentja e shtetit Gordana Siljanovska ia ndau mandatin kryetarit të VMRO-së Hristijan Mickoskit. Gjatë ndarjes së mandatit në vilën “Vodno”, Siljanovska tha se kryetari i VMRO-së, ka mundësi më serioze për të formuar qeveri.

Gordana Siljanovska Davkova, presidente

Kryetari i VMRO DPMNE ka mundësi serioze për të formuar qeveri. Me siguri besoj se hapi që po bëj dhe dhënia e mandatit për përbërjen e qeverisë është një hap real juridik dhe politik sipas Kushtetutës, pra sipas nenit 84, paragrafi 1, paragrafi 1, një nga kompetencat e presidentit është caktimi i mandatit për përbërjen e qeverisë. Në bazë të nenit 90, paragrafi 1, paragrafi 1, mandati i jepet detyrimisht liderit të partive që kanë shumicë në Kuvend, në afat pas kalimit të dhjetë ditëve nga konstituimi i Kuvendit. Jemi dëshmitarë se sot po përfundon dita e dhjetë”.

Ndërkaq, mandatari Mickoski premton se përbërja e re do të formohet para afatit të përcakatuar kohor.

Hristijan Mickoski, mandatar për kryeministër

Dua të paralajmëroj se sa më shpejtë prej tani do të formohet Qeveria e re, Qeveria reformatore. Qeveria e cila qëllim dhe detyrim thelbësor ka të merret me reformat, që t’i ecë proceset përpara, të mos fundosemi si shtet dhe shoqëri në kënetën politike të mosmarrëveshjeve ndërpolitike, por le ta zhvillojmë vendin tonë, le të ndjehen mirë qytetarët e Maqedonisë, të mos ketë qytetarë të rendit të parë dhe të dytë, le të jemi të gjithë të barabartë”.

I pyetur për atë se kush do të jenë ministrat e Qeverisë së re, Mickoski tha se nuk mund t’i zbuloj emrat e tyre sepse nga sot fillojnë konsultimet e brendshme për propozimet e antarëve të Qeverisë.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING