(VIDEO) Premierë në teatrin shqiptar, “Mishi i Egër” mahniti publikun

(VIDEO) Premierë në teatrin shqiptar, “Mishi i Egër” mahniti publikun

“Mishi i Egër”, i autorit Goran  Stefanovski,  në regji të Martin Koçovskit, ishte premiera që artistë të mirënjohur shqiptarë e shfaqen të mërkurën në mbrëmje  në Teatrin Shqiptarë në Shkup. Interesimi nga publiku ishte tejet i madh, madje  salla u mbush e tëra dhe nuk kishte asnjë vend të lirë.

Pas premierës, Aktori i madh me një bagazh të gjërë, Bajrush Mjaku, i cili në këtë shfaqeje kishte  rolin kryesor,  për Televizionin Shenja deklaroi  se për këtë shfaqje kanë punuar shumë, por sipas Mjakut, provat janë ata që të sjellin sukses.

BAJRUSH MJAKU, AKTOR

“Kemi punuar gjatë kohë, kemi filluar diku në qershor të këtoj viti dhe ja më në fund me 8 nëntor u shfaqë premiera, kemi pasur pauza ndërkohë, por provat janë ata që të sjellin  deri në një sukses. Kemi qenë të bindur dhe të sigurtë se një vepër e tillë me një kas të aktorëve të këtiil çfarë janë në këtë shfaqje, me një përkushtim të tillë çfarë kanë pasur i gjithë ekipi, bashkë me regjisorin , mos ta harrojë, pasi që është njëri prej regjisorëve më inventiv në Maqedoni. Shfaqja, mendoj se ja kemi arritur qellimit dhe jemi të kënaqur me atë që kemi arritur”.

Në rolin tjetër kryesor ishte edhe aktori Xhevdet Jashari. Edhe ai thotë se ka qenë tejet e lodhshme deri në realizimin e këtij projekti, por Jashari theksoi  se e gjithë lodhja bie në ujë, kur pranohet shfaqja mirë nga publiku.

XHEVDET JASHARI, AKTOR

“Mjaftë e lodhshme ka qenë, sepse unë pas tetë viteve jam kthyer, kemi punuar një kohë shumë të gjatë d.m.th mu nuk më ka ndodhur me punuar kaq shumë kohë të gjatë d.m.th 4 muaj, por shpresoj që i kemi kënaqur publikun dhe shpresoj që kanë me ardhë me shikuar publiku”.

Për këtë premier  kishin shprehur interesim për ta ndjekur edhe shumë ftyra publike. Aktori Edi Kastrati, i cili ishte në cilsinë e publikun në këtë premier thurri disa komplimente për gjithë ekipin që kanë marrë pjesë për realizimin e kësaj shfaqje.

EDI KASTRATI

“E pashë, një punë jashtëzakonishtë të madhe, jashtëzakonishtë të mirë, një kas të aktorëve veç se i njohim dhe i dimë dhe presim shumë prej tyre, por megjithatë pritshmërit që i patum dolën. Një shfaqje që mendoj duhet ta shohin të gjithë”.

Përndryshe, në këtë shfaqje luajtën Bajrush Mjaku më rolin e “Dimitrija Andreeviq”, Amersin Nokshiqi në rolin e Marija Andreeviq, Dritëro  Ame luajti rolin e  “Simon Andreeviq”, Xhevdet Jashari-“Stevo Andreeviq”, Sabina  Memishi  Asllanaj në rolin e  “Sara”, Rrahim Ramadani  “Aco”, Genci Mirzo  luajti rolin “Hercog”, Hetem Etemi “Siviq”,   Mentor  Kurti  ka luajtur rolin e  “Andrea Andreeviq” dhe  Arben Rasimi në rolin e “Herman Klaus”

Për të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin reprizën e parë të shfaqjes “MISHI I EGËR”, do të luhet të enjten  në ora 20:00 në Teatrin Shqiptar.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING