(VIDEO) Policia e pamëshirshme ndaj shoferëve që thyejnë rregullat

(VIDEO) Policia e pamëshirshme ndaj shoferëve që thyejnë rregullat

Policia është treguar e pamëshirshme ndaj shoferëve të cilët kanë tejkaluar  shpejtësisë mbi atë të lejuarën. Nga Ministria e Punëve të Brendshme, njofton se gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar  549 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Janë sanksionuar 549 shoferë, prej tyre njëzet e gjashtë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse tetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Po ashtu është konstatuar se 330 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 219 jashtë vendeve të banimit”.

Ndërkaq, vetëm në territorin e qytetit të  Shkupit  nga MPB infromojnë se janë shqiptuar gjithsej 141 sanksione, prej të cilave 51 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 13  sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, 19 sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Po ashtu janë shqiptuar tri sanksione për automjete në gjendje jo të rregullt teknike dhe të paregjistruara, katër sanksione për kundërvajtje të cilat i kryejnë këmbësorët, tri masa për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve, tri gjoba për kalim në semafor të kuq”.

Ndërkoh, nga Ministria e Punëve të Brendshme apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. MPB infromon se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING