(VIDEO) Policia arrestoi drejtoreshën e NP “Komunalec” dhe dy bashkëpunëtorët e saj

(VIDEO) Policia arrestoi drejtoreshën e NP “Komunalec” dhe dy bashkëpunëtorët e saj

 

Dyshimet që uji i ujësjellësit në Gostivar ka qenë i ndotur, për çka mijëra qyetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore nën dyshimin e janë helmuar, policia arrestoi drejtoreshën e Ndërmarrjes Publike “Komunalec” në Gostivar, Artana Asani edhe dy bashkëpunëtorët e saj, drejtorin teknik, Leon Nuredini dhe përgjegjësin e ujësjellësit, Vadedin Dervishi.

SPB Tetovë

Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Gostivar kanë privuar nga liria tre persona në lidhje me dyshimin e bazuar për ndotjen e ujit në ujësjellësin e Gostivarit. Janë privuar nga liria A.A. nga fshati Zdunjë – ushtrues detyre drejtor në NP “Komunalec” Gostivar, V.D. nga fshati Forinë – shef i sektorit “Ujësjellës dhe kanalizime”, dhe L.N. nga fshati Vrutok – drejtor teknik i NP“Komunalec” Gostivar”.

Institucionet kompetente theksojnë ata vazhdojnë të ndërmarrin veprime për sigurimin e provave në procedurën parahatimore. Ky veprim i pason asaj që të premten MPB njoftoi se Ndërmarrja Publike “Vodovod” në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit instaloi tre pompa në shtratin e shkarkimit të ujërave të zeza, përmes të cilave uji furnizohej direkt në tubacionin kryesor që furnizon qytetin me ujë të pijshëm.

Drejtoresha e Ndërmarrjes Publike “Komunalec” Gostivar, Artana Asani, më pas i hodhi poshtë akuzat e Ministrisë së Brendshme për shkaqet e epidemisë, duke thënë se pompat u instaluan vetëm për një simulim të shkurtër më 25 qershor, punuan për disa orë, dhe uji më pas është lëshuar në Vardar dhe nuk ka hyrë në sistemin e furnizimit me ujë.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

 

MARKETING